Veriu Rrezikon Kandidaturën e Serbisë

Situata e dhunshme në veri të Kosovës rrezikon ndaljen e dialogut, edhe ashtu të brishtë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ngecja në këtë pjesë të vendit kërcënon stabilitetin e brendshëm të Kosovës, por edhe kandidaturën e Serbisë për në Bashkimin Evropian, paralajmëron Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG).

Raporti i publikuar sot me titull “Kosova dhe Serbia: Pak vullnet i mirë, mund të bëhet një rrugë e gjatë”,
shqyrton jostabilitetin i cili po vazhdon në veri, përplasjet e fundit të cilat filluan kur policia e Kosovës u përpoq të arrijë në dy pikat doganore në kufirin me Serbinë, vjet në korrik. ICG-ja rikujton se pas kësaj serbët lokalë ngritën barrikada dhe janë ende duke bllokuar lëvizjen e zyrtarëve të Kosovës dhe të Misionit të BE-së për sundim të ligjit (EULEX).

Organizata e njohur joqeveritare, e cila përmes analizave të gjendjes në terren dhe avokimit në nivele të larta, punon në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve nëpër botë, thekson se konflikti i tanishëm është aq e vështirë për të zgjidhur, për shkak se nuk është një mosmarrëveshje teknike në lidhje me Doganat, por është mbi sovranitetin. Palët (Kosova, serbët e Kosovës, Serbia dhe anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare) kanë interpretime krejtësisht të kundërta rreth statusit të Kosovës, statusit të veriut të Kosovës dhe kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas ICG-së, përpjekja për të dërguar policinë në kufi ishte lëvizja e parë e madhe nga Prishtina për të demonstruar kontrollin e saj mbi Veriun dhe për të siguruar kufijtë e saj, pasi ajo shpalli pavarësinë më 2008. Prishtina mendon se Serbia ka rritur ndikimin e saj mbi Veriut, pavarësisht vendimit të vitit 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila në një opinion të saj, tha se shpallja e pavarësisë nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Prishtina shqetësohet se po e la të pasfidueshme, ndarja mund të zërë rrënjë.

“Serbët e Veriut refuzojnë zyrtarët e Doganave të Kosovës dhe të policisë kufitare dhe bllokojnë EULEX-in, nga frika e vendosjes është fillimi i fundit për mënyrën e tyre të jetës në veri, e cila ka qenë kryesisht e ndarë nga pjesa tjetër e Kosovës”, ka thënë Marko Prelec, drejtor i Projektit për Ballkanin. “Ata duhet të respektohen si palë në konflikt, dhe është gabim të supozohet se Beogradi mund t’i detyrojë ata të pajtohen”.

Ndër rekomandimet që jep ICG për komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, është se duhet ta inkurajojnë Beogradin, që ta pranojë Qeverinë në Prishtinë si të barabartë, bile edhe pa njohje formale, por nuk duhet të pritet që kjo do ta detyronte bashkëpunim lokal në veri të Kosovës.

Më tutje, ICG thekson se të gjitha palët duhet të synojnë gjetjen e mënyrave për minimizimin e rrezikut të konfliktit të mëtejmë, duke u fokusuar në implementimin e çështjeve për të cilat është arritur pajtueshmëri në dialogun teknik dypalësh.