Veriu, Peng i Bandave

Kryeministri Hashim Thaçi priti sot një  delegacion të kryesuar nga Raportuesi i Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës për Kosovën, Bjorn von Sydow.

Në takim, sipas një njoftimi të Kryeministrisë, është diskutuar edhe lidhur me dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër,  kryeministri Thaçi ka shprehur përkushtimin për të vazhduar dialogun, përkundër faktit se “Serbia në vazhdimësi po tregohet palë destruktive lidhur me implementimin e marrëveshjeve”.

Kryeministri Thaçi ka thënë se zhvillimi ekonomik i pjesës veriore të Kosovës është prioritet i Qeverisë që ai e udhëheq.

“Qeveria ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në atë pjesë të territorit të Kosovës. Qeveria nuk është ne konflikt me qytetarët e saj në veri, por me strukturat jolegale dhe me bandat kriminale, të cilat mbajnë peng popullsinë atje” ,  tha Thaçi.