Siria Refuzon Planin e Ligës Arabe për Dorëzim të Asadit

Në takimin në Kajro, Liga Arabe i ka bërë thirrje po ashtu Sirisë që të themelojnë një qeveri të bashkuar kombëtare me opozitën brenda dy muajsh, raporton BBC.

Një zyrtar i qeverisë e ka quajtur planin “ndërhyrje flagrante” në çështjet e brendshme të Sirisë, tha televizioni shtetëror.

OKB’ja thotë se më shumë 5,000 njerëz kanë vdekur si një rezultat i shtypjes së protestave ç’prej se kanë filluar në mars të vitit 2011.

Liga Arabe e cila ka marrë rolin për të monitoruar situatën në Siri dhe ka kërkuar nga të dyja anët që të ndalojnë gjakderdhjen. 

Qeveria në Damask thotë se është duke luftuar “terroristët dhe bandat e armatosura” dhe thekson se afër 2,000 anëtarë të forcave të saj të sigurisë janë vrarë.