Ilustrim, Foto: Facebook./Volodymyr Zelensky

Sipas The Guardian, Rusia rekruton forcat speciale afgane për të luftuar në Ukrainë

Sot është dita e 251 e luftës në Ukrainë. 

Rusia ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, me qëllim të degradimit të kapaciteteve ushtarake të Ukrainës dhe të çrrënjosjes së njerëzve që i ka quajtur nacionalistë të rrezikshëm.

Forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj luftës.

Perëndimi ka vendosur sanksione të pashembullta ndaj Rusisësi dhe po e ndihmon Ukrainën më pajisje të avancuara ushtarake si dhe me shuma të mëdha finaciare, me qëllim që kjo e fundit t’i tërheqë forcat nga Ukraina.

Rusia e konsideron luftën në Ukrainë si “operacion special ushtarak.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në dhe rreth luftës atje, janë si në vijim:

Një breshëri raketash ruse i ka goditur hidrocentralet dhe infrastrukturën tjetër kritike të energjisë dhe ujit në të gjithë Ukrainën. Moska zyrtare ka deklaruar se ka goditur objektivat e infrastrukturës ushtarake dhe energjetike, por Ukraina ka thënë se objektet e saj ushtarake nuk ishin në shënjestër.

Pjesë të mëdha të Kievit mbetën pa energji dhe ujë. Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas tha se 40% e banorëve nuk kanë ujë, me 270,000 apartamente pa energji që nga mbrëmja e së hënës.

Ministri i infrastrukturës i Ukrainës tha se anijet e eksportit me 12 drithëra u larguan nga Ukraina pavarësisht vendimit të Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi. OKB-ja konfirmoi gjithashtu se i pari nga 40 inspektimet e planifikuara të anijeve u përfundua në ujërat e Stambollit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se sulmet dhe vendimi për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi ishin përgjigje ndaj një sulmi me dron ndaj flotës së Moskës në Krime, për të cilin ai e fajësoi Ukrainën. Të hënën, Putin tha në një konferencë shtypi se dronët ukrainas kishin përdorur të njëjtat korridore detare me të cilat kalonin anijet me grurë sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB.

Moska e ka quajtur lëvizjen e anijeve përmes korridorit të sigurisë në Detin e Zi “të papranueshme”. Në një deklaratë, ministria ruse e mbrojtjes tha se donte “angazhime” nga Ukraina për të mos e përdorur korridorin e grurit të Detit të Zi për qëllime ushtarake, duke shtuar se “nuk mund të bëhet fjalë për garantimin e sigurisë së ndonjë objekti” në zonë deri atëherë.

OKB-ja e ka kundërshtuar pretendimin e Moskës se një anije mallrash civile që transportonte grurë ukrainas mund të jetë përfshirë në një sulm me dron kundër Rusisë. Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se asnjë anije e tillë nuk ndodhej në korridorin e përcaktuar të “zonës së sigurt” të Detit të Zi në kohën kur Rusia tha se sulmi kishte ndodhur.

Franca po punon për të lejuar që eksportet e ushqimit ukrainas të kalojnë përmes rrugëve tokësore dhe jo përmes Detit të Zi.

Rusia i ka hedhur poshtë raportet se agjentët e saj e kanë hakuar telefonin e Liz Truss dhe kanë fituar qasje në informacione të ndjeshme.

Norvegjia e vuri ushtrinë e saj në një nivel të rritur gatishmërie për ta rritur reagimin e saj ndaj luftës në Ukrainë, megjithëse kryeministri, Jonas Gahr Støre, tha se nuk u zbulua asnjë kërcënim i drejtpërdrejtë pushtimi nga Rusia.

Ushtarët e forcave speciale afgane po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, kanë thënë tre ish gjeneralë afganë për Associated Press. Ata thanë se rusët donin të tërhiqnin mijëra ish komando elitë afganë në një “legjion të huaj” me oferta prej 1500 dollarë në muaj dhe premtime për strehë të sigurta për veten dhe familjet e tyre.

Gjithashtu të hënën, ministria ruse e mbrojtjes tha se Moska e ka përfunduar mobilizimin e pjesshëm ushtarak të shpallur nga Putin në shtator dhe nuk do të lëshohen njoftime të mëtejshme për thirrje.

Një reduktim prej 40% në furnizimet e gazit natyror rus po e godet aftësinë e Moldavisë për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme për 2.5 milionë banorët e saj, tha zëvendëskryeministri i shtetit të vogël ish-sovjetik. /The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala