Shenjëtarja

Që nga drama e saj e parë post-diplomike – Trilogjia e Beogradit – që goditi skenën e teatrit serb në vitin 1996, puna e Biljana Srbljanovic ka vazhduar të tërheq vëmendje të madhe publike, në sajë të emocionit të saj të mprehtë, të fortë dhe të plotë, punë që pasqyron atributet e vet Srbljanovicit.

E identifikuar si një nga intelektualet e rralla që nuk kërkon të apelojë te të gjithë – veçanërisht te politikanët – Srbljanovic shpejt u bë dramaturgia më e suksesshme dhe më e rëndësishme në Serbinë bashkëkohore.

Dramat e saj janë përkthyer në 25 gjuhë dhe janë luajtur në 160 teatro në mbarë botën. Revista e njohur amerikane “Newsweek” ka renditur atë në mesin e pesë grave më të shquara të shekullit të 21.

Mungesa e saj e shquar ndaj indiferencës dhe qëndrimi aktiv ndaj jetës e ka bërë atë të bëhet subjekt i debatit të madh, i cili bie në kundërshtim me turpin e saj gati fëminor dhe kundërthënieve të përjetshme: “Nuk më pëlqen kur më shikojnë njerëzit, por megjithatë unë bëjë një hap para. Mua nuk më pëlqen që njerëzit të lexojnë atë që unë shkruaj, por unë do të vdes në qoftë se ata vërtet nuk e kanë parë atë,” ka thënë ajo, njëherë.

Këndvështrimet e saj dhe paraqitjet publike kanë provokuar shumë serbë, të cilët e kanë akuzuar shpesh për shitje të Serbisë dhe se është një anti-serbe, me ndershmërinë e saj në lidhje me Serbinë që shpesh ka provokuar kritika sarkastike. Kjo ishte veçanërisht e dukshme kur ajo ishte një nga blogerët më të lexuar në web faqen e B92 me bazë në Beograd.

Megjithë suksesin e padiskutueshëm profesional të saj, shkrimtarja 40 vjeçare ka treguar se ajo është edhe më e gatshme për të kaluar në Kaukaz në emër të dashurisë. Në të vërtetë, ishte ai vend atje kur ajo kishte shkruar dramën e saj të parë të shumëpritur, Nuk është Vdekja Biçikletë Për të ta Vjedhur (Nije Smrt Biciklo da ti ga Ukradu), e cila u dha premierë në Teatrin e Dramës të Beogradit, më 17 Qershor.

Ajo e përdori këtë dramë të fundit si një mënyrë për të shprehur pikëllimin e saj mbi vdekjen e babait të saj në vitin 2010. Në këtë dramë ajo gjurmon se si njerëzit e zakonshëm në Serbi plaken dhe vdesin dhe se si njerëzit në të vërtetë duan njëri-tjetrin kur ajo duket sikur ata e urrejnë njëri-tjetrin.

Srbljanovic ka ndarë kohën e saj midis Beogradit, Parisit dhe Baku që prej martesës me një diplomat francez Gabriel Keller, por ajo qëndron e lidhur me Beogradin në nivele të ndryshme dhe rregullisht viziton qytetin për të ligjëruar në Universitetin e Dramës të Beogradit.

Në pamundësi për të mbajtur gjuhën e saj edhe pse është larguar nga qyteti i vet, ajo u hodh në garën për kryetar komune për Beograd, në vitin 2008, si kandidate e Partisë Liberale Demokratike, LDP. Edhe pse partia mori një rekord 6,84 për qind të votave, ajo distancoi veten nga LDP më pas, duke shprehur zhgënjimin e saj dhe naivitetet mbi marrëveshjet dhe lojërat brenda dhe në mes partive politike.

Ky artikull është botuar më herët në BIRN në gjuhën angleze, më 19 Korrik 2011.