Serbët Zmbrapsin Sparkes-in

Sot, ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX’it, Andy Sparkes ishte në një vizitë të përbashkët me komandantin e KFOR’it, Erhard Drews ku kolona ishte ndaluar tek barrikadat në fshatin Zupce nga serbët.

“Vetëm automjetet e EULEX-it, të cilat ishin pjesë e autokolonës së KFOR-it, ishin ndaluar tek barrikada,” thuhet në kumtesën për shtyp të EULEX’it.

Ndërsa, Gjenerali Drews i cili ndaloj po ashtu duke shprehur këmbënguljen se të gjitha organizatat ndërkombëtare që punojnë në veri duhen të kenë liri të përhershme dhe të pakushtëzuar.

Sparkes dhe Drews biseduan shkurt me përfaqësuesit lokal tek barrikada. Sparkes iu tha përfaqësuesve lokal se bllokimi i Bashkimit Europian është si bllokimi i të ardhmes së njerëzve tuaj. 

Po ashtu, Sparkes tha se largimi i postblloqeve është parakusht për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe se liria e lëvizjes duhet rivendosur. Ai kërkoj që ‘ata të cilët i kanë vënë postblloqet tash duhet t’i largojnë ato’.

“Parandalimi i anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit që të lëvizin lirshëm nëpër Kosovën veriore nuk dërgon porosi të mirë tek vendet anëtare të BE-së, të cilat i kanë dhënë mandat EULEX-it dhe e përkrahin plotësisht misionin e tij,” thuhet në kumtesë.