Serbët e Kosovës Mbajnë Referendum

Krstimir Pantic, kryetari i qytetit të ndarë të Mitrovicës në veriun e Kosovës, njoftoi të hënën se një votim do të mbahet në zonat kryesisht serbe më 14 dhe 15 shkurt për të pyetur njerëzit vendor nëse ata duan të njohin institucionet e qeverisë së Kosovës.

Serbët vendas shpallën planin e referendumit në dhjetor, por kjo nuk ishte e mbështetur nga Beogradi, i cili e pa atë si kontroverse, të panevojshme dhe mund ta irritojë BE-në.

Brukseli e ka bërë të qartë se dëshiron të sheh rënie në temperaturën politike në veriun separatist e udhëhequr nga Serbët.

Për ta parandaluar mbajtjen e referendumit, Goran Bogdanovic, ministri serb për Kosovën, mblodhi kryetarët e komunave serbe të Kosovës në Beograd javën e kaluar në përpjekje për të bindur ata që ta shtyjnë votimin. 

Udhëheqësit serbë të Kosovës pastaj u zotuan për t’i përmbushur porositë e partisë në kuvendet komunale në pjesën veriore të Kosovës, në mënyrë që të testohet qëndrimi për shtyrjen e referendumit të shpallur. 

Sipas Panticit, palët ranë dakord se nuk kishte asnjë arsye për të shtyrë atë duke marrë parasysh se Jelko Kacin, Raportuesi Europian për Serbinë, tha se referendumi në asnjë mënyrë nuk do të rrezikojë kandidaturën e Serbisë në BE. 

“Të gjithë kryetarët përsëritën në bisedime me ministrin Bogdanoviq javën e kaluar se nëse dikush dëshmon se referendumi do të jetë i dëmshëm për interesat shtetërore dhe kombëtare ne jemi të gatshëm për të shtyrë atë. Meqë nuk kemi ndonjë indikacion të tillë, referendumi do të mbahet ashtu siç është planifikuar,” u tha gazetarëve të hënën Pantic.