PE Thirrje për Njohjen e Kosovës

Parlamenti Evropian iu ka bërë sërish thirrje pesë vendeve të mbetura të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Kjo qëndron në Rezolutën e miratuar sot me shumicë dërmuese te votave, autore e së cilës është raportuesja për Kosovën në Parlament, Ulrike Lunaçek, raporton RTK-ja

Me anë të kësaj rezolute, deputetët e Parlamentit Evropian i bënë thirrje edhe Komitetit Olimpik që të mundësojë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike.

Rezoluta e Parlamentit Evropian u bën ftesë edhe autoriteteve kosovare që të merren me sfidat me të cilat ballafaqohet vendi.

Amendamenti i propozuar që Kosova në Parlamentin Evropian të përfaqësohet me fusnotë, është hedhur poshtë.