Ilustrim

Librat që mund t’i lexoni gjatë ‘karantinës’

Shtëpinë nuk do ta quani karantinë, nëse gjatë këtyre ditëve do të lexoni libra të cilat do t’i “thyejnë” katër muret e mërzitshme.

Coronavirusi i ka detyruar njerëzit t’i ndalojnë aktivitetet e përditshme dhe i ka limituar mundësinë e tyre për të dalim të huazojnë libra në biblioteka, të blejnë në librari apo në pikat tjera shitëse. Por krahas kësaj situate shumë libra mund të gjenden online në gjuhën e shqipe dhe gjuhë të huaja.

Më poshtë janë disa nga titujt e tetë librave, katër shkrimtare e katër shkrimtarë, ndër më të njohurit të letërsisë botërore:

Tri Bijat e Evës- Elif Shafak

Një rrëfim për besimin dhe miqësinë, traditën dhe modernizmin, dashurinë dhe tradhtinë i vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit. Libër i cili shpalos historinë e tri shoqeve të pamundura Mëkatares, Besimtares dhe Dyshueses. Rrëfimi fillon me Perinë një nënë e pasur turke që  gjatë rrugës për në darkë buzë detit i grabitet çanta nga një lypës. Duke u munduar ta marr çantën, i bie një fotografi në të cilën gjenden tri vajza dhe profesori i tyre i universitetit. Kjo fotografi e rikthen atë në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare në Oksford, tek shtëpia ku kishte banuar më dy shoqet e saja të ngushta Monën dhe Shirinën ,tek zënkat e tyre mbi identitetin, Islamin, feminizmin dhe skandalin që i ndau, tek profesori rebel tek i cili kishte seminarin për Zotin që ia ndryshoi jetën. Elif Shafak është shkrimtarja më e lexuar në Turqi dhe komentatore e njohur politike. Në këtë roman ajo rrëfen duke u futur në lëkuren e tri vajzave, duke shpalosur dashurinë, miqësinë dhe humbjen. Autorja është aktiviste e të drejtave të grave, akademike dhe librat e saj janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të botës.

Krenari dhe Paragjykim- Xhejn Austen

Një rrëfim i rrallë rrëfyer i cili ka 200 vite që magjeps lexuesit. Xhejn Austen është shkrimtarja angleze e cila rrëfen historinë dy motrave Xhejn dhe Elizabetë Benet në kohën e Anglisë viktoriane të vitit 1800. Elizabet dhe Xhejn përpos motra ato janë shoqe të ngushta, kur njëra dashurohet ngazëllehet tjetra, kur tjetra mërzitet, mërziten të dyja. Çifti Benet kanë pesë vajza të pamartuara. Kur një i ri i pasur u zhvendos në lagjen e tyre, znj. Bennet dëshiron ta sigurojë si dhëndër për vajzën e e madhe e të bukur Xhejnin. Por këtë njohje e ndalon miku i tij i quajtur Darsi. Ai bie në dashuri me vajzën e dytë Elizabetën por ajo e refuzon me ironi. Nga njëra anë ekziston krenaria dhe nga ana tjetër paragjykimi në dashuri.. Në atë kohë martesa ishte subjekt i llogaritjeve të ftohta, detyrim dhe në asnjë rast përzgjedhje dhe kënaqësi. Këtë libër shkrimtarja e shënoi në moshën 21 vjeçare dhe konsideronte si “fëmijën e saj të dashur”.

Xhejn Er- Charlotte Brontë

E rrëfyer me shumë delikatesë jepet historia e një jetimeje të zgjuar e cila ishte abuzuar emocionalisht, fizikisht dhe psikologjikisht dhe ishte  braktisur nga të afërmit e saj. Edhe pas shumë përjetimeve të këqija në jetën e saj protagonistja lufton e patundur për pavarësinë, lirinë dhe dinjitetin e saj. Xhejni mundohet ta kërkojë lumturinë me shpirtin e saj rebel, por  kurrë nuk pranon të bëjë kompromis me moralin e saj.  Romani rrëfen  historinë e dashurisë së Xhejn Erit me punëdhënësin e saj, z. Roçester, një aristokrat arrogant dhe egoist. Xhejni një vajzë rebele, punëtore, intelegjente, këmbëngulëse dhe shumë e vendosur  cila arrin të çaj  barrierat e klasave sociale për të fituar një pozicion të barabartë me njeriun që dashuronte. I lavdëruar nga William Makepeace Thackeray si “kryevepra e një gjeniu të madh”, romani “Xhejn Er” konsiderohet ende sot, më shumë se një shekull më vonë, një nga veprat më të hijshme të letërsisë angleze.  Ky roman solli një revolucion në artin e rrëfimit. Me këtë libër autorja Charlotte Brontë konsiderohet si “një nga historianet e para të ndërgjegjjes individuale” dhe pararendësja letrare e shkrimtarëve si Joyce dhe Proust. Ky libër edhe pse kritikohet si shtysë antifetare dhe pamoralshme arrin të thyej paragjykimet dhe mentalitetin e shoqërisë.

Wirginia Woolf-Natë e Ditë

“Natë e ditë” është histori e një dashurie konvecionale, një komedi shoqërore, që minon traditat duke ngritur pyetje mbi rolin e gruas dhe rëndësinë që ka puna për një grua.  Në këtë roman ajo analizon raportet midis dashurisë, martesës, lumturisë dhe suksesit, portretizon jetën në veprim, i shpjegon gjërat më qartë se një teori. Një përzierje intriguese e shekullit të XIX-të dhe XX-të, e klasikes dhe e modernes, e ndikimit të së kaluarës dhe e risive të së ardhmes. Duke e ngritur gjithmonë lart gruan përshkruan rëndësinë e punës në jetën e saj, mënyrën se si njerëzit ndjejnë ndryshe e veprojnë ndryshe vetëm për të kënaqur të tjerët, sjellë në jetë veçantitë që ka familja. Protagoniste është Katerinë Hilberi, një vajzë në fund të të njëzetave, e cila vie nga një familje intelektuale. Ajo është fëmija e vetme e poetit më të dashur të Anglisë. Katerina është rritur në një shtëpi me ide, intelekt, letërsi, romancë, dhe respekt. Atë e rëndon prejardhja e saj familjare dhe mundohet ta shënoj biografinë e gjyshit të saj që i duket që nuk do mbaroj asnjëherë. Pjesa më e madhe e romanit ka të bëjë me mënyrën se si personazhet ndërveprojnë, mendojnë, përfytyrojnë dhe ndiejnë.

Emri i Trëndafilit – Umberto Eko

Nëse arrini t’i lexoni 100 faqet e para pa problem, faqet tjera do ju tërheqin vet. Një libër me shumë misticizëm, dramë, sakrifica, mistere historike dhe shumë mozaikë të pazgjedhur do t’ju bëjë ta lexoni për të dytën herë me radhë. Në këtë libër filozofi, specialisti i semiotikës dhe shkrimtari italian me famë botërore Umberto Eko, vendos një mister historik në manastirin mesjetar të paemër, i gjendur  në mes të Provansës dhe Liguries në kufirin franko-italian. Ish-inkuzitori Uilliam i Baskervili i thirrur prej Abatit vie në  manastir për të zbuluar vdekjen murgut të quajtur Adelm.Duke zbuluar këtë vdekje e cila dyshohet si vrasje në një kohë prej shtatë ditësh ndodhin vdekje të njëpasnjëshme, krime, herezira, dashuri të ndaluara, procese gjyqësore.

100 Vjet Vetmi – Gabriel Garsia Marquez

Me anë të brezave të familjes Buendia,  autori shpalos historinë  një shekullore të fshatit Makondo në Kolumbi i cili dënohet me 100 vjet vetmi. Në  këtë roman shkrimtari dhe gazetari i njohur kolumbian Gabriel Garsia Marquez trajton temën e vetmisë dhe mungesën e dashurisë.  Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Makondos, Josè Arcadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani, autori me misticizëm përshkruan një shekull me plot të papritura. Duke u martuar Jose Arcadio me kushërirën e tij tij Ursula, të gjashta brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e lindjes së një fëmije me bisht derrkuci që do ta shuaj brezin. Me këtë roman Marquez fitoi çmimin Nobel për letërsi. Ai është përkthyer në 37 gjuhë të botës dhe ka shitur më shumë se 50 milionë kopje.

Krim dhe Ndëshkim – Fjodor Dostojevski

Duke u krahasuar me Napoleon Bonaparten, ish- studenti i mjekësisë, Rodjon Romanoviç Raskolnikov bëhet vrasës, duke vrarë një fajdexheshë dhe motrën e saj. Duke e ndjerë veten shumë të fuqishëm për të bërë krime ai bëhet vrasës. Por ky roman rrëfen se sa keq mund të shkatërroj ndjenja e fajit dhe ndërgjegja. Raskolnikov si pasojë e këtij krimi tjetërsohet në një person paranojak dhe me probleme mendore. Protagonisti vuan nga izolimi i fortë emotiv dhe clirimin e vetëm e arrin kur krimin e bërë ja shpalos  Sonjës. Pas romanit “Lufta dhe Paqja” të Tolstoit ky roman konsiderohet kryevepër  e letërsisë ruse.

1984 – George Orwell

Në një botë ku nuk ekziston jeta private, njerëzit flasin me gjuhën e gazetave dhe se bota është në një konflikt të përhershëm. Ky është roman dystopik, fiksion politik i shkrimtarit anglez George Orwell në të cilin konfliktin e sheh si justfikim të sundimit të qeverisë, e cila shkencën e ka zhvilluar me qëllim për të kontrolluar dhe shtypur individin.  Ngjarja është e vendosur në një të ardhme të imagjinuar në vitin 1984 ku bota ka rënë viktimë e luftës së përhershme, mbikëqyrjes nga qeverisë, negacionizmit historik dhe propagandës. Britania e Madhe, e njohur me emrin Airstrip One, është shndërruar në një provincë  supershteti të quajtur Oqeania, i cili drejtohet nga Partia e cila punëson Policinë e Mendimit për të ndjekur  individualitetin dhe të menduarit e pavarur. Protagonisti, Winston Smith, është një punëtor i zellshëm dhe i aftë. Ai është  anëtar i Partisë që fsheh urrejtjen ndaj saj dhe ëndërron rebelimin. Ndërsa, Big Brother është lideri i Partisë i cili  mendon se udhëheq një kult të personalitetit, pavarësisht faktit se ai nuk ekziston.

Hajdutja e Librave- Markus Zusak

Në një botë mes vdekjes dhe jetës Lizel Meminger, protagonistja e kësaj novele historike përjeton tmerrin e regjimit nazist gjatë Luftës së II Botërore në Gjermani. Ky libër i shkrimtarit australian Markus Zusak pasqyron pafajësinë  e një fëmije në mes të një lufte shkatërrimtare.  Pas vdekjes së vëllaut të saj,  Lizel jeton në shtëpinë e prindërve adoptues Hans dhe Rosa Huberman. Në mes të shumë fatkeqësive etja e madhe të lexoje bënë Lizelin që të vjedh libra. Duke filluar me vjedhjen e “Ditarit të Varrëmihësit” Lizel vazhdon të vjedh libra edhe atëherë kur i rrezikohet jeta. Ky libër është përkthyer në 63 gjuhë dhe i janë shitur rreth 16 milionë kopje.

Përgatiti: Antigonë Isufi