Kandidati për deputet i VV-së kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Driton Tali në një intervistë për KALLXO.com ka deklaruar se ai është kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, pasi që sipas tij ajo është politizuar.

Kandidati Tali është përgjigjur në 46 pyetjet e KALLXO.com.

Nëse arrinë të bëhet deputet, Tali thotë se kauza e tij do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe problemet e tjera shoqëroro-ekonomike.

Ndërsa thotë se bizneset që fitojnë më shumë duhet tatuar më shumë dhe jo tatimi të jetë në të njëjtën shkallë më bizneset që fitojnë më pak.

I pyetur nëse pro apo kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë, Tali thotë se kjo është diçka që nuk mund të ia ndalosh askujt.

Tali thotë se mundësia e ndërrimit të partisë është e mundshme, nëse Lëvizja Vetëvendosje ndryshon, ndonëse ai nuk e bon se mund të ndodhë.

Derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të votoj edhe kundër qëndrimit të grupit parlamentar për çështje të caktuara.

Ai është deklaruar kundër monopolit në homologim, kundër shtijës së Telekomit, privatizimit të Trepçës, shkëmbimit të territoreve.

Për më shumë lexoni intervistën e plotë të kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali:

 

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Driton Tali: Lufta kundër korrupsionit. Si dhe problemet tjera tjera shoqëroro-ekonomike.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Driton Tali: Unë dua të jem deputet, por nuk varet nga unë, varet nga Lëvizja

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Driton Tali: Nuk është korrekte që ata të cilët e kanë fatin të fitojnë më shumë të paguajnë një shkallë të njëjtë të tatimit se sa qytetarët me të ardhura të ulëta.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Driton Tali: Duhet ndryshuar kushtetutën në kuptimin e referendumit, mendoj se pas 10 viteve Kosova është e pjekur, pastaj janë disa amendamente tjera.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Driton Tali: Kanë të bëjnë me efikasitetin e Komunës, infrastrukturën dhe çështjet sociale.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Driton Tali: Nëse partia ndryshohet, e që nuk besoj, PO.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Driton Tali: Nuk besoj që do të votoj kundër qëndrimit të grupit parlamentar, por varet nga rrethanat. Por nuk duhet të jetë peng i partisë e cila e nominon.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Driton Tali: Të gjitha grupet.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Driton Tali: Ne nuk jemi ka e zbulojmë shtetin. Të merren iniciativa nga shtetet e huaja dhe t’i adaptojmë për Kosovën

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Driton Tali: Jam kundër sepse alternative ekziston

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Driton Tali: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Driton Tali: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Driton Tali: Jam kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Driton Tali: Kundër sepse nuk është duke u ndërtuar për nevoja të rajonit pro është politizuar

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Driton Tali: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Driton Tali: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Driton Tali: Varet në cilët lumenj. Në lumenjtë që dëmtohen jam kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Driton Tali: Duhet shikuar mënyrën e reformimit të sistemit arsimor në përgjithësi. Konform saj të merren hapat e duhur.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Driton Tali: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Driton Tali: Ky është standard evropian dhe nuk kemi nevojë ta diskutojmë. Nuk mund të ia ndalosh

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Driton Tali: Është një çështje që duhet ta diskutojmë si shoqëri dhe të emancipohemi në këtë aspekt.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Driton Tali: Jam që deputetët të jenë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Driton Tali: Jam PRO ridizajnimit

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Driton Tali: Pro heqjes së kartonit

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Driton Tali: Personalisht vet

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Driton Tali: Unë udhëheq një biznes në Britani, nuk jam i punësuar në Kosovë.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Driton Tali: Vjetore është rreth 50 mijë funte. Në Prishtinë kam një shtëpi familjare.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Driton Tali: Pasurinë e kam të përbashkët me gruan

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Driton Tali: Nuk pasur nevojë për shërim deri më tash

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Driton Tali: Në spitalet publike

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Driton Tali: Unë jetoj në Britani me familje

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Driton Tali: Fatmirësisht nuk kam shumë familjarë të papunë, por Jo, nuk do t’i punësoj

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Driton Tali: Duhet të jetë nën mbikëqyrjen shtetërorë, e tash modalitetet duhet t’ia adaptojmë sipas kohës, në kuptimin e shndërrimit të aksioneve.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Driton Tali: Janë në investimet publike, tash nuk e di se cilat janë programet konkrete. Do ta kushtëzoj në politikat fiskale.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Driton Tali: Unë mbahem mend si një nga deputetët më aktiv të legjislacionit të tretë. Këto gjëra nuk parashikohen. Do të jem shumë aktiv në luftën kundër korrupsionit

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Driton Tali: Sa kam qenë deputet, në çdo seancë i kam parashtru dy pyetje parlamentarë. Tash nuk e di se sa seanca do t’i kemi. Mendoj dy pyetje parlamentarë.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Driton Tali: Takimet i konsideroj të domosdoshme. Do të jenë të shumta

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Driton Tali: Kjo është një çështje që duhet diskutuar thellësisht. Duhet t’i shqyrtojmë këto.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Driton Tali: Nuk e dimë se çka na sjellë e ardhmja, këto janë hipotetike.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Driton Tali: Po

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Driton Tali: Po

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Driton Tali: Jo

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Driton Tali: Jo më shumë se 1

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Driton Tali: Jo

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Driton Tali: Po

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Driton Tali: Po