Albin Kurti emëron Driton Talin këshilltar politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Driton Talin, Këshilltar Politik për çështjen e koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Tali ka përfunduar bachelorin në Londër, drejtimi Menaxhment dhe Financa, për të vazhduar më pas në MBA Financa dhe DBA Lidership.

Ai ka dy libra universitar të botuar në vitin 2001, përkatësisht 2004.

Tali ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë në vitet 2007-2010.

Dje, kryeministri Kurti ka emëruar këshilltarë politikë edhe Fëllanza Podrimen dhe Elvis Hoxhën.

Të punësuarit në kabinetin e ministrit Besian Mustafa