Jo Reciprocitet, Por Bllokadë

Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë të bëjnë fare me vendosje të reciprocitetit me Serbinë.

“Ajo çfarë po ndodhë s’ka lidhje me reciprocitet. Kjo është bllokadë. Dua të them se kjo formë nuk është e duhura dhe nuk do ta ketë efektin të cilin synohet të arrihet”, ka thënë Kusari-Lila, në një prononcim për KTV-në.

Ajo, po ashtu, ka thënë se mallrat serbe nuk bllokohen nëse bllokohen dy pikëkalimet kufitare, ajo e Merdarit dhe Dheut të Bardhë.

“Çdo firmë që importon mallra nga Serbia mund ta bëjë këtë përmes pikave tjera kufitare, siç janë pikat me Maqedoninë, apo me Malin e Zi”, ka thënë ajo.