EKSKLUZIVE: Aleksandër Lumezi në Jeta në Kosovë
Në intervistën e parë televizive që nga koha kur është dekretuar kryeprokuror i shtetit, kryeprokurori Aleksandër Lumezi është përgjigjur në dhjetëra pyetje të autores së “Jeta në Kosovë” Jeta Xharra rreth aktivitetit të prokurorisë, përfshirë aferën e provimit të jurisprudencës dhe aferën “pronto”.
Intervista e cilat transmetohet të enjten nga ora 20 e 20 sjell përgjigje në shumë pyetje duke përfshirë:
Aferën “pronto” dhe përfshirjen e njerëzve të prokurorisë në të
Hetimet rreth diplomës së Lumezit dhe akuzat e ish- prokurorit Nazmi Mustafi
Deklaratat e prokurorit special Ali Rexha rreth të kaluarës së Lumezit
Takimet dhe drekat e kryeprokurorit me Hajredin Kuçin
Takimet e kryeprokurorit meEIlmi Reçicën dhe Xhavit Halitin
Akuzat se aksione të prokurorisë ishin paraprirë nga deklaratat publike të kreut të Kuvendit Kadri Veseli
Në pyetjet rreth hetimeve të cilat janë duke u zhvilluar, kryeprokurori ka dhënë përgjigje rreth:
Hetimeve rreth dosjes së Komunës së Prishtinës.
Hetimeve për autostradën
Hetimeve për privatizimin e KEDS-it
Hetimeve për listat e veteranëve
Hetimeve për Njësinë e Krimeve Ekonomike në polici
Hetimeve për Administratën Tatimore.
Në pyetje të tjera, Kryeprokurori ka dhënë përgjigje për dështimin e aktakuzave të korrupsionit përfshirë dështimin e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt , e ish kreut të OShP-së Hysni Hoxhës.
Intervista do transmetohet të enjten nga ora 20 e 20 në RTK dhe në Facebook të KALLXO.com