Bashkëpartiaku i Pal Lekajt thotë se është kundër monopolit në homologim

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Muharrem Nitaj ka thënë se është për shitjen e Telekomit të Kosovës nëse shitja e shpëton atë nga falimentimi.

 

Në një intervistë për KALLXO.com, Nitaj është deklaruar kundër monopolit në homologim, ndonëse një vendim i bashkëpartiakut të tij, Pal Lekaj, si Ministër i Infrastrukturës e vazhdoi këtë monopol edhe për disa vite në Kosovë.

Ish- deputeti i AAK-së ka folur edhe për martesat në mes të gjinisë së njëjtë.

Shpirti nuk ma do, unë jam për zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës”, deklaroi ai.

Kandidati për deputet premtoi se nëse e merr mandatin e ri në legjislativ do të angazhohet për ruajtjen e ambientit dhe ndaljen e ndërtimeve të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Nitaj gjatë intervistës tha se nuk do ta ndërrojë partinë e Ramush Haradinajt por nuk premtoi që nuk do ta braktisë atë.

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Muharrem Nitaj:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Muharrem Nitaj: Ka shumë kauza, por qëndroja besoj unë 100 për qind shtet.  Unë mendoj që kauzë mbi kauza  në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës  me e përmbyllë projektin e Kosovës 100 për qind shtet.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Muharrem Nitaj: Është hipotetike, nuk e di.  Unë e pëlqej me qenë deputet por nuk mund të përgjigjem.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Muharrem Nitaj. Unë besoj që ne e kemi një formulë që është më pak tatim  më shumë punësim, duhet t’i kthemi sektorit privat  duhet t’i japim impute, mundësi t’i zvogëlojmë taksat  në mënyrë që ata të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e vendit.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Muharrem Nitaj: Unë e kam lënë një amendament në gjysmë një ligj ka qenë për rritjen e kufirit për vjetrësin e makinave nga 10 në 15 vjet, fatkeqësisht nuk ka kaluar. Ky do të jetë një amendament unë e kam shpjegimin tim se pse duhet të jetë. E kemi lënë po ashtu një punë në gjysmë për rregullimin e minihdrocentraleve në lumenjtë e Kosovës që ka qenë një problem i madh dhe një projektligj që kemi punuar e që ka qenë projektligji për zhurmën.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Muharrem Nitaj: Unë mendoj që njerëzit duhet ta kuptojnë, Kosova është e vogël kurrë nuk orientohemi në komuna veç e veç, unë jam i ndarë në disa pjesë për shembull. Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në Prishtinë jam i lindur prej Deçanit dhe nuk mund t’i ndaj se cilat janë tri problemet, nëse duhet me fol janë 30 problemet jo 3.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Muharrem Nitaj: Jo. Ka gjasa me braktisë partinë nëse një ditë nuk do të pajtohem por jo me e ndërrua.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Muharrem Nitaj: Apsulutisht po.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Muharrem Nitaj: Nuk kam grupe të fokususra, unë vlerësoj se deputeti është për interesin e qytetarëve, natyrisht që ndjeshmëri për disa grupe me nevoja të veçanta janë më të mëdha.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Muharrem Nitaj: Unë kam qenë kryetar i komisionit parlamentar për ambient dhe kemi telashe shumë të mëdha me ambient dhe në sferën e ambientit. Po mundohemi ta përfundojmë infrastrukturën ligjore.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Muharrem Nitaj: Kosova i ka rezervat më të mëdha në Evropë të thëngjillit, unë besoj që duhet t’i shfrytëzojmë për aq kohë sa ja lejon korniza ligjore evropiane.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Muharrem Nitaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Muharrem Nitaj: Jam për alternativa, jo për plastikën.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Muharrem Nitaj: Jam për një plan biznesi dhe nëse shpëtimi është në shitje, jam  për shitje.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Muharrem Nitaj: Jam 100 për qind për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Muharrem Nitaj: Me gjithë zemër, me gjithë shpirt jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Muharrem Nitaj: Jam që tarifa me Serbinë ose tregu i Kosovës dhe Serbisë t’i kthehet në momentin kur Serbia ta njohë ekzistencën e shtetit të Kosovës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Muharrem Nitaj: Jam kudër çdo ndërtimi të hidrocentrali që e mbytë ujin, që e fshehë ujin që e devijon ujin dhe që ka impakt negativ në ambient.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Muharrem Nitaj: Jam apsulutisht për që të mbyllen kur nuk akreditohen.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Muharrem Nitaj: Jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Muharrem Nitaj: Shpirti nuk ma do unë jam për zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Muharrem Nitaj: Në mosha minorene jam kundër kur rritën njerëzit dhe maturohen është përcaktim i tyre, s’kam asnjë paragjykim.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Muharrem Nitaj: Jo, besoj që jam kundër. unë kuotat nuk i pranoj në logjikë sepse janë diskriminuese. Unë jam kundër edhe kuotë të përfaqësimit të grave në Kuvend, unë mendoj që të gjithë duhet të kenë mundësitë barabarta edhe gratë edhe diaspora por jam kundër kuotave.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Muharrem Nitaj: Veteranët duhet ta marrin edhe dëmshpërblimin edhe lavdinë, por ata që janë veteran jo falsifikatorët.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Muharrem Nitaj: Jam që kjo çështjet zgjidhet dhe lobet kriminale mos të përfitojnë prej saj.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Muharrem Nitaj: Asnjë metelik nga askush edhe vetë lodhshëm sepse mundësitë financiare janë të vogla, nuk e di se çka ndodhë më vonë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Muharrem Nitaj: Nuk e kam asnjë vend tjetër të punës, kam qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës me krejt kapitalin mendor e intelektual e fizik është i vetmi vend i punës. Besoj që do të mbetet kështu edhe në të ardhmen.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Muharrem Nitaj: Të hyrat mujore është paga e deputetit ndonjëherë shkonte 1700 deri në 2 mijë euro. Nga pasura e patundshme kam një në Prishtinë rreth 200 metra katror dhe kam tri apartamente.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Muharrem Nitaj: Pasura është gjithmonë e përbashkët dhe ne jemi pak të pa kujdesëm dhe nuk e rregullojmë këtë punë me letra por unë jam në këtë procedurë.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Muharrem Nitaj: Nuk mbaj mend kur jam sëmur por nuk m’kujtohet që kam qenë ndonjëherë në spital privat.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Muharrem Nitaj: Ku do që ta gjej shërimin.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Muharrem Nitaj: Shkollimin fillor dhe të mesëm të gjithë e kanë kryer në shkolla publike ndërsa studimet i kanë vazhduar në kolegje private.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Muharrem Nitaj: Nga gjithë familja ime e ngushtë është një njeri në punë të tjerët janë të papunë. Nuk besoj që punësimi i tyre është çështje që lidhet me mu, megjithëse shumë bëhet propagandë në këtë far mesele. E kanë pas hapë propagandën që unë nuk kam lënë njeri pa punësuar, në familjen time është një njeri në punë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Muharrem Nitaj: z. Haradinaj është duke hartuar një plan biznesi për rivitalizimin e “Trepçës”. Tani, unë nuk mund të përgjigjem sot se për cilin variant jam për mua është me rëndësi që të relivatizohet asiteti më i madh ekonomik i joni.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Muharrem Nitaj: Unë nuk besoj që nuk dal jashtë projekteve që ndërlidhen me çështjen e ambientit. Cili do coftë, do ta kushtëzoja.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Muharrem Nitaj: Me hidrocentralet që po e mbysin ambientin dhe po i ngulfatin lumenjtë.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Muharrem Nitaj: Nuk e di, varet nga çështjet që do të jenë aktuale.

 

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Muharrem Nitaj: Takimet me qytetar nuk kanë një agjendë dhe një plan dhe ajo varet se cila do të jenë dhe çështje që do të diskutohen në Kuvendin e Kosovë spërtë cilat duhet t’i takojmë qytetarët për të marr mendimin e tyre.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Muharrem Nitaj: Në Kosovë  sot mbi 70 për qind të automjeteve janë më të vjetra se sa 15 vjet. Unë jam që kufiri i importimit të makinave të kaloj 15 vjet. Kjo është një mundësi që njerëzit sado kudo t ëkenë vetura më të reja sesa që i kanë.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Muharrem Nitaj: Në komisionit ku kam qenë pjesë ka pasur diskutime për çdo ligj, kështu do të ndodh edhe në të ardhmen. Kjo varet nga agjenda  ose nga orari i ligjeve që vijnë në komision.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Muharrem Nitaj: Unë po, por aktakuza ndonjëherë mund të shtohet në instrument të luftës politike, mos e harroni kurrë. Në sistemin tonë të drejtësisëlehtë një njeri i fuqishëm t’i ngrehë aktakuzë dikuj të për ta luftuar dhe rrëzuar politikisht.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Muharrem Nitaj: Kam përshtypjen që e shpjegova. Unë e di që kryeministri nuk do të ketë aktakuzë, por varët nga natyra e aktakuzës.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Muharrem Nitaj:  Kjo varet nga matematika politike, varet nga partneriteti që do ta krijoj qeverinë më pas.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Muharrem Nitaj: Një përpërkatësisht dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Muharrem Nitaj: Kurrë dhe asnjëherë.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Muharrem Nitaj: Nuk varet nga unë, fondet e parisë bëhen transparente nga departamenti i partisë, por unë si nënkryetar do ta kërkoj me ngulmë.

KALLXO.com: A keni me i hapë dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Muharrem Nitaj: Patjetër që po.