
Muharrem Nitaj, AAK
Nitaj: I takon LVV-së që të gjejë formulën për krijimin e institucioneve
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se në takimin e Kryesisë së kësaj partie, është diskutuar për formimin e institucioneve të vendit.
Ai ka thënë se AAK do të jetë konstruktive në këtë çështje.
“Kemi diskutuar për procesin e krijimit të institucioneve dhe për një temë të veçantë, për zgjedhjet komunale. Nuk kam shumë për të deklaruar sepse janë thënë edhe më përpara nga Haradinaj. Qëndrimi i Aleancës mbetet që të jetë opozitë konstruktive në tema nacionale dhe besojmë që do të jemi konstruktiv si parti politike, qoftë në Parlamentin e Kosovës qoftë në selinë e Aleancës”, tha Nitaj.
Ai ka folur edhe për pozicionin e AAK-së karshi postit të presidentit. Nitaj tha se i takon partisë së Albin Kurtit që të gjejë formulën e zgjedhjes së të parit të vendit.
“Besoj që tashmë e keni marrë përgjigjen, fituesi i zgjedhjve është Lëvizja Vetëvendosje dhe u takon atyre që me diskrecion, fuqi e komoditet të gjejnë formulën për krijimin e institucioneve të Kosovës duke përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Muharrem Nitaj.