I Vdekuri Thirret në Gjykim

Bashkim R., nga Gjilani, në vitin 2009 e kishte kryer një vepër penale “Vjedhje e rëndë”. Ai kishte vjedhur bizhuteri në një dyqan në Gjilan, e këto ia kishte shitur Blerim B.-së, po ashtu nga Gjilani.

Këta të akuzuar kurrë nuk u gjykuan, e as dënuan për këto vepra penale, Bashkimi ka vdekur para se lënda e tij të shkojë në gjykatë, e për Blerimin u parashkrua vepra penale.

Gjyqtari Sahit Boroci, për të mërkurën kishte planifikuar të mbahej gjykimi, por jo zyrtarisht mësoi për vdekjen nga babai, i tani të ndjerit.

Për të konfirmuar këtë punë, gjyqtari iu drejtua me një kërkesë Zyrës së Ofiqarisë në Gjilan.

Babai i Bashkimit u lut që i dëmtuari Metush Z. t’ia ketë bërë hallall, ndërsa ka treguar se sendet e vjedhura i janë kthyer atij.