ENDEM BOTËS

Vrapova nëpër skutat e kësaj bote,
Të gjeja dashurinë, ta falja Ty…
Kërkova pa u trembur nga furtuna
Por ndjenjat nuk i gjeta dot Aty…

U enda si e humbur ditë e natë,
E mbytur nga shtirësia e kësaj bote,
U lodh, u rraskapit, ky shpirt i ngratë,
Nuk gjeta dot ngrohtësi tek fjala jote!

E mbytur në trishtim nga ky zhgënjim,
E humba veten fare, mes të mjerësh,
Dhe qiellit i lëshova një mallkim:
“Pse muzën ma burgos dhe do ta fshehësh”?!

“Qëromu botë moderne dhe pa shpirt!
Nuk dua të jem viktimë që fshihet nëpër ferra!
Tutje… ! Ti shpirt i ulët, e pa dritë,
Ç’kërkon të përfitosh nga unë e mjera?”

“Unë s’kam ndonjë mani për katandi,
Për mua, luksi i jetës nuk vlen shumë,
Veç dua frymëzim e dashuri,
Të tjerat janë për lumë, të shkojnë për lumë…!