BE Fillon Shfrytëzimin e Fusnotës

Dokumenti i parë i BE’së me fusnotën e re është paraqitur dje, 28 shkurt nga takimi i Këshillit të Bashkimit Evropian, ku emri i Kosovës paraqitet me fusnotën e re. Të gjitha dokumentet që dalin nga BE do të kenë këtë fusnotë për Kosovën.

Kosovo*, është denominimi i ri në të cilën do të shkruaj teksti: “Pa paragjykim për pozicionin e palëve për statusin, në përputhje me 1244 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Kjo fusnotë e re ka qenë kompromis në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së për të arritur marrëveshje për bashkëpunimin rajonal.

Fusnota e re është kritikuar nga partitë opozitare në vend duke thënë se qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga ‘Republika’ e shtetësisë.