Kumanova pas shkëmbimit të zjarrit. Foto nga: AP / Visar Kryeziu

VIDEO Çka Thanë Politikanët, Zyrtarët e Familjarët për 'Rastin e Kumanovës’

Shtatë persona u dënuan me burgim të përjetshëm, 13 u dënuan me nga 40 vjet burgim, e 13 të tjerë u dënuan me dënime mes 10 dhe 20 vjet. Ndërsa katër veta nga ky grup u liruan nga akuzat.

Ngjarja e ndodhur në maj të vitit 2015 në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, përfundoi me 18 persona të vdekur e shumë të tjerë të plagosur.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në Emisionin ‘Jeta në Kosovës’, më 26 maj të vitit të kaluar pati thënë se gjërat në Kumanovë, në ditët e luftimeve ndërmjet grupit të armatosur të shqiptarëve dhe policisë maqedonase kanë mundur të shkojnë edhe më keq.

“Sigurisht ka mundur të ndodhë më keq dhe të mos dalë askush i gjallë prej aty sepse deri në orën 10 ishin vrarë 3 policë dhe gjërat tanimë kishin shkuar shumë larg. Përpjekjet bëheshin se si të ndërpritet zjarri dhe të marrin një vendim ata që ishin brenda. Por vendimi duhej të ishte i tyre. Ata kërkuan që të dorëzohen dhe në këtë vëzhgim situate ka qenë OSBE që e ka vëzhguar nga afër procesin e dorëzimit. Më vjen keq për ata që kanë humbur jetën, por edhe për ata që janë në burgje, por më mirë se ata që janë në burgje mund ta thonë të vërtetën, nuk mundet askush tjetër”, kishte thënë Ahmeti për Emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Ai gjatë këtij emisioni pati përmendur se në Maqedoni ende ka procese të montuara ndaj shqiptarëve nëpër gjykata.

http://kallxo.com/ali-ahmeti-ne-kumanove-ka-mundur-te-ndodhe-keq/

Ylber Ndrecaj, vëllai i (tashmë të ndjerit) Mirsad Ndrecaj pati thënë në një intervistë në emisionin në ‘Jeta në Kosovë’ se, Mirsad Ndrecaj së bashku me luftëtarët e tjerë janë tradhtuar.

“Mirsadi është një luftar në Kosovë, edhe prej 16 vjet ka fillu me luftu, ka qenë në luftë në një fshat, në vitin 2001 pat vazhdu luftën në Maqedoni, me bashkëluftëtarët e tij. Ka punu e ka pas një kafiq një piceri. I ka pa ngjarjet e fundit, ‘Monstra”, e e pat njoft njani prej djemve të përfshimë në rast edhe ka thanë që nuk ka faj. Rasti ‘Monstra’ që janë vra të liqeni edhe pat thanë që e gjitha është montazh politike. Prej qaty ka fillu mu nervozu edhe e ka pa qe ka shumë padrejtësi të mëdha. Qëllimi i tij ka qenë për idaret e veta me vazhdu me qu, ndjekjen e 300 ushtarëve që i kanë qu fletarrest. Ata i ka thirr dikush skan mujt me shku vet, edhe masnej i ka tradhëtu. Ata i ka thirr dikush i ka prit, nuk dim saktësisht kush i ka thirr, ai i ka prit e kta janë pozicionu në vende. Mirsadi pati dal me një komunikatë që nuk ka mshef kurrgjë, njerëzit folshin që janë djemtë e Serbisë, e ai pat thanë që janë djemtë e vitit 2001”, pati thënë në vitin 2015, vëllai i Mirsad Ndrecaj.

Shpejtim Zymberi, vëllai i Xhafer Zymberit, i vdekur në maj të vitit 2015, në emisionin “Jeta në Kosovë”, pati thënë se Xhafer Zymberi ka luftuar për të drejtat e shqiptarëve.

“Sipas qeverisë Maqedonase është i vrarë po thonë, ne s’kemi kurrfarë dëshmi. Një dëshmitar që ka qenë aty e ka ik, i ka pa të plagosur. Këta kanë lajmru që është i vrare e s’kemi kurrgjë të vërtetë, shteti jonë nuk ka ndikim atje. Nuk e njoh Sylejman Osmani. Edhe për Riza Jonuzin veç kam ndëgju  thashetheme sikurse edhe ju që keni ni po kurrgjë konkrete skom. Por e di që mju ik një njeri 25 policve është e pamundur. Aty u prit me ndodh gjithçka se është shtet diktator, e di që sipas informatave i kanë zënë të gjallë, a i kanë ekzekutu apo po i mbajnë të fshehte nuk kemi informacion. Xhaferi pat shku për të drejtat e njerëzve si çdo popull që i lyp, sepse shqiptarët gjithçka ku jetojnë janë të shkelur. Ali Ahmeti pati thanë që shqiptarët në Republikë të Maqedonisë kanë flamur, i paraqiti shqiptarët si refugjat në Maqedoni. Shteti u takon të dy parëve duhet të kemi të drejtat e barabarta”, pati thënë në vitin 2015, vëllai i Xhafer Zymberit.

Kryetari i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, në emisionin ‘Jeta në Kosovë” pasi folur rreth zhvillimeve të fundit në shtetin e tij.

Ai grupet që vepruan në Kumanovë, i pati quajtur grupe kriminale.

“Këto janë grupe kriminale që veprojnë në Kumanovë, janë kriminale, banditë që veprojnë në Kumanovë. Nuk ka organizim etnik nga cilido komunitet atje. Të gjithë e mbrojnë vetën, konfirmojnë që komuniteti është i bashkuar”, pati thënë Zaev.

Kumanova: çka ndodhi ?

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, pati thënë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se shqiptarët në Maqedoni kanë “shumë arsye” për t’i kapur armët, por shprehet se nuk është momenti për to.

“Ka shumë arsye që të kapen armët në dorë, por është shumë gabim që në këto momente të kapen armët në dorë sepse mendojmë që zgjidhja më e mirë e gjithë kësaj çështjeje bëhet me politikë, e jo me armë. Shqiptarët nuk duhet asesi t’u hyjnë atyre aventurave. Pse ka arsye që të kapen armët? Niveli më i lartë i komunikimit është forca në fund të fundit. Nëse dështojnë të gjitha argumentet tjera, atëherë vjen në shprehje kjo”, tha Sela gjatë debatit për krizën në Maqedoni në emisionin “Jeta në Kosovë”.

http://kallxo.com/ziadin-sela-ka-arsye-te-kapen-armet-por-nuk-eshte-momenti/

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, pati thënë në maj të vitit 2015  se kanë qenë në një situatë të pa volitshme në raport me marrjen e informacionit nga ana e autoriteteve maqedonase për gjendjen në përgjithësi.

“Të vetmet informacione që ne i kemi marrë kanë qenë ato që kanë të bëjnë me verifikimin e identitetit të personave dhe kjo është bërë pas presioneve të mëdha që u kemi bërë autoriteteve maqedonase”, kishte thënë Maxhuni.

“Sa i përket njoftimit të familjarëve pajtohem se do të duhej të konsiderohej edhe qasja etike dhe morale në raport me njoftimin e familjeve po ne kryesisht jemi fokusuar në aspektin profesional ne nuk mund të konfirmojmë vdekjen, vrarjen e dikujt deri sa nuk e kemi një certifikatë të vdekjes e cila lëshohet nga një autoritet kompetent. Në këtë rast autoritetet maqedonase do të duhej të lëshonin certifikatën mbi vdekjen e një shtetasi të Kosovës”, kishte vazhduar ai.

Ndërsa ish- Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, pati deklaruar atë kohë se nuk ka pranuar as një raport nga Agjencioni Kosovar i Inteligjencës (AKI), lidhur me incidentet në Kumanovë të Maqedonisë dhe se nuk e ka ditur se do të ketë incidente.

Më 26 maj të vitit 2015, KALLXO.com raportoi në lidhje me varrimin e tetë të vrarëve në përleshjet në Kumanovë.

http://kallxo.com/varrimi-ne-prishtine-i-tete-te-vrareve-te-perleshjeve-te-kumanoves/