Akademiku Serb Ishte Anëtar i ASHAK-ut

Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës nuk shkon në Tiranë në konferencën shkencore të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me rastin e 40 vjetorit të themelimit të saj. 

Aty janë të ftuara të gjitha akademitë e vendeve të Balllkanit. 

Arsyeja e bojkotit nga akademikët kosovarë është prania e Lubisha Rakiqit, nënkryetar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe hartues i “Memorandumit SANU”, mbi të cilin besohet se Sllobodan Millosheviqi organizoi luftra në ish-Jugosllavi.

Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur se Rakiq ishte anëtar edhe i ASHAK-ut nga viti 1975-1992.

Në faqen zyrtare të ASHAK-ut figuron se Rakiq ka qenë në fillim sekretar seksioni e më vonë anëtar i rregullt në Seksionin e  Shkencave të Natyrës,  nga viti 1975 deri më 1992.

Lendita Pula, sekretare e ASHAK-ut, e konfirmoi për Gazetën Jeta në Kosovë se Rakiq ka qenë anëtar i kësaj akademie, por për më shumë detaje tha se duhet shikuar në faqen zyrtare.

Kjo figuron edhe në biogrfinë e Rakiqit në faqen zyrtare të akademisë serbe.