Donald Trump

A mundet Biden ta falë Trumpin? A mundet Trump ta falë vetën e tij?

Presidenti amerikan, Donald Trump, është akuzuar për herë të dytë me 13 Janar 2021. Me pak ditë të mbetura në Presidencë a do të provojë Trump ta falë vetën e tij? 

Presidenti Donald Trump bëri historinë më 13 janar, duke u bërë presidenti i parë që u akuzua dy herë. Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ngritjen e padisë ndaj tij për nxitje të kryengritjes një javë pasi një turmë e mbështetësve të tij sulmuan ndërtesën Capitol Hill duke lënë pesë njerëz të vdekur, përfshirë një zyrtar policor të Kapitol Hill, shkruan rrjeti medial amerikan, Cnet.

Meqenëse presidenti mund ta falë ligjërisht dhe në mënyrë të njëanshme një person për krime federale, disa kanë parashtruar pyetje nëse Trump mund – dhe me të vërtetë, do të – kërkojë ta falë veten e tij. Trump thuhet se i ka pyetur vartt e tij lidhur me shkallën e fuqisë së tij për amnisti pas zgjedhjeve të nëntorit, të cilat ai humbi ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Para votimit për ngritjen e padisë ndaj tij në kongresin Amerikan, të paktën dy figura të lidhura me Shtëpinë e Bardhë – ish-Prokurori i Përgjithshëm ëilliam Barr dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone – thuhet se kanë paralajmëruar presidentin që të mos bëjë vetë-amnisti, sipas CNN. Por a mundet ai ta bëjë një gjë të tillë? Çfarë lloj fuqie amnistimi ka një president dhe kë tjetër do të mund të falë Trump? Ja se çfarë duhet të dini në lidhje me amnistinë presidenciale.

A mundet Trump ta amnistojë vetën e tij nëse Senati e dënon atë?

Kërkesa e Trump për një vetëfalje do të ishte një territor i panjohur, pa asnjë precedent dhe gjithashtu asnjë rregull të plotë kundër tij – përveç njërit. Për Trump, mund të jetë e vetmja pengesë që ka rëndësi.

Kushtetuta, sipas Nenit II, Seksioni 2, Klauzola 1, i jep presidentit fuqinë për të falur individë – “përveç në Rastet e Impeachment-it (ngritjes së padisë ndaj tij)”. Gjuha e ligjit është e qartë për këtë. Dhoma ka votuar dhe e ka dhëne miratimin për ngritjen e një padie ndaj Trump, një veprim që është në regjistrin e përhershëm. Hapi tjetër është që Senati ta dënojë apo ta lirojë atë.

Në rast se dënohet, ligji mund të skualifikojë fuqinë e faljes. Deri tani, Trump ende mban detyrën e presidentit. Kongresi amerikan ka votuar tashmë për ngritjen e padisë ndaj Trump për dy pika në dhjetorin e vitit 2019, mirëpo ai u shfajësua në Senat dhe e ka ruajtur fuqinë e tij të amnistimit që prej asaj kohe.

A ka ndonjë pengesë Trump që ta falë vetën e tij?

Kushtetuta nuk e ndalon në mënyrë të qartë një president nga garantimi i vetë-mëshirimit (vetëfaljes) kundër ndjekjes penale. Në rast se Trump e ka provuar ligjin, ai mund të kalojë në interpretim. Disa studiues juridikë sugjerojnë që nëse nuk ka ndonjë rregull të qartë kundër vetëfaljes në tekst, atëherë nuk është i ligjshëm.

“Asnjë president nuk ka autoritetin kushtetues për vetëfalje,” tha Jared Carter, profesor asistent në Shkollën e Drejtësisë në Vermont.

Asnjë president amerikan deri më tani nuk është përpjekur të falë veten e tij, Presidenti Richard Nixon i kërkoi Zyrës së Këshillit Ligjor në vitin 1974 për një mendim mbi këtë çështje ndërkohë që ishte futur thellë në skandalin ëatergate.

“Nën rregullin themelor që askush nuk mund të jetë gjykatës në çështjen e tij, presidenti nuk mund të falë veten e tij,” tha Mary C. Lawton, ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm për Zyrën e Këshillit Ligjor, cituar në një memo më 5 gusht 1974 Nixon dha dorëheqjen më 9 gusht 1974.

Në terma thjesht akademikë, nëse Trumpit nuk do ti ngrihej padia dhe do të përpiqej të vazhdonte me veprimet para se mandati i tij presidencial të mbaronte, mënyra e vetme për të provuar ligjshmërinë e vetëfaljes do të kishte qenë që ai të akuzohej për një krim federal . Kjo, teorikisht, ka shumë të ngjarë të ndodhë përmes Departamentit të Drejtësisë pasi Biden të marrë detyrën më 20 janar. Nga atje, çështja do të duhej hipotetikisht të kalonte në Gjykatën e Lartë, e cila përfundimisht do të vendoste ligjshmërinë e një vetëamnistimi. Prapë, situata tani ka ndryshuar.

Hipotetikisht, a mundet Pence ta falë Trumpin?

Ky skenar do të ishte i ngjashëm me faljen e bërë nga Presidenti Gerald Ford për Nixon pas dorëheqjes së tij për shkak të skandalit Watergate. Trump mund të japë dorëheqjen para se të mbarojë presidenca e tij, gjë që do ta bënte zëvendëspresidentin Mike Pence president. Nga ana tjetër, Pence mund të falë Trumpin.

Më e rëndësishmja, i njëjti ligj kushtetues për faljet parandalon një president nga falja e një personi ndaj të cilit është ngritur një padi – që në këtë rast ka të ngjarë të nënkuptojë të dënuarin në Senat, jo vetëm si të paditur nga Dhoma. Trump më parë do ti duhej të jepte dorëheqjen para se të dënohej në një gjyq për ngritjen e padisë nga Senatit nëse do të hynte në fuqi. Biden do të emërohet president me datë 20 Janar.

Këtu ka disa nuanca. Së pari, falja zbatohet për krimet federale, që do të thotë se në këtë skenar hipotetik, një falje nga Pence do të nënkuptojë se Trump nuk do të mbahej përgjegjës për aktakuzat në lidhje me trazirat e Capitol Hill. Sidoqoftë, ai ende mund të dënohej për çdo krim shtetëror, i cili aktualisht është nën hetim nga avokati i qarkut Manhattan.

Ekziston një mundësi që akuzat të ngriten në Uashington nga Prokurori i Përgjithshëm i qytetit Karl Racine. Në një intervistë të hënën në MSNBC, Racine tha se po kërkon të akuzojë ata të cilët flisnin në një tubim para se trazirat të fillonin, përfshirë presidentin “nën ligjin e ëashington DC për nxitje të dhunës.

Në rast se do të luhej ky skenar – prapë, kjo është vetëm teorike – një lëvizje për ta falur Trumpin mund ta humbte çdo shpresë të Pence që të kandidojë për president në vitin 2024. 

Dhe nëse Trump do të jepte dorëheqjen duke u falur nga Pence menjëherë pastaj, të paktën një avokat ka sugjeruar se mund të shfaqen probleme ligjore pasi që, teorikisht, Pence mund ti krijojë vetës telashe për një ndjekje penale për ryshfet ose korrupsion në rast se ai e bën një gjë të tillë.

A do ta falë Trumpin, Presidenti i zgjedhur Biden?

Kjo është një lëvizje shumë e pamundur nga presidenti i ardhshëm, por ka disa njerëz që thonë se Biden duhet ta konsiderojë këtë opsion. Një nga më të zëshmit në favor të kësaj është ish-drejtori i FBI – i cili u shkarkua nga vetë Trump – James Comey.

“Ai [Biden] duhet të paktën ta konsiderojë atë,” tha Comey më 13 janar. “Unë padyshim që mendoj se ai [Trump] i përket burgut, por nuk mendoj se ndjekja e tij është në interesin më të mirë të të gjithë kombit.”

Deri më tani, nuk ka asnjë tregues që administrata e Biden po mendon për një falje të tij.

 A ka autoritet Trump ti falë protestuesit e Capitol Hill?

Teknikisht, po, për sa kohë që Trump vazhdon të ruajë fuqinë e tij të faljes. Në ditën që turma sulmoi Kapitol Hill, 13 persona u arrestuan. Që nga ajo kohë,  janë akuzuar dhjetëra të tjerë që udhëtuan në Uashington për të marrë pjesë në trazirat pasi FBI postoi më shumë fotografi të të dyshuarve. Të arrestuarit mund të akuzohen për krime federale dhe të përballen me burg deri në 10 vjet.

Trump mund ta falë çdo individ të akuzuar për një krim ose të sigurojë një falje për këdo që përballet me dënime federale për trazirat. Ka një precedent për këtë falje masive. Kur Presidenti Jimmy Carter mori detyrën në vitin 1977, një nga veprimet e tij të para ishte të falte këdo që i shmangej draftit të Luftës së Vietnamit.

A mund Trump ta falë këdo që dëshiron? A ka ndonjë kufizim për këtë?

Teknikisht, nuk ka një kufizim në numrin e faljeve që një president mund të bëjë. Së bashku me faljen përmendur më parë nga Carter, Presidenti Andreë Johnson fali qindra mijëra ushtarë të Konfederatës dhe pasanikë Jugorë gjatë kohës që ishte në detyrë.

Kë e ka falur Trump deri më tani?

Deri më tani Trump ka falur 70 persona. Kjo përfshin ish anëtarët e fushatës së tij elektroale dhe stafin që kishin bërë deklarata të rreme për agjentët federalë – Michael Flynn, Roger Stone, Paul Manafort dhe George Papadopulos. Ai gjithashtu dha një falje post-mortum për aktivisten për të drejtat e grave Susan B. Anthony dhe boksierin, titullin e kampionit, të fillimit të shekullit të 20-të, Jack Johnson.

Kë tjetër Trump mund ta falë para se të largohet nga Presidenca?

Janë akoma një numër njerëzish që Trump mund ti falë para mbarimit të mandatit të tij. Individët më të mundshëm do të ishin fëmijët e tij – Ivanka, Don Jr. dhe Eric Trump – dhe anëtarët e stafit të tij, duke përfshirë avokatin personal Rudy Guiliani (i cili rrezikon të humbasë anëtarësimin e tij në Shoqatën e Avokatëve të Shtetit të Neë York-ut), Shef i stafit Mark Meadows, këshilltari i lartë Stephen Miller, shefi i personelit John McEntee dhe drejtori i mediave sociale Dan Scavino, sipas një raporti nga Bloomberg. është raportuar gjithashtu se ai mund të falë disa njerëz të famshëm, përfshirë reperët Lil ‘Wayne dhe Kodak Blac.

 

Përktheu-Nuhi Shala