ilustrim

Gjakovë, djali sulmon babain e tij

Një burrë është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar babain e tij i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Gjakovë në orën 21:05.

Bëhet e ditur se i dyshuari për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut ai nuk është në gjendje të intervistohet.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje.