Gjakovë: Arrestohet i dyshuari, Policia gjeti narkotikë në banesën e tij

Është arrestuar një burrë nga komuna e Gjakovës, pasi i është gjetur një paketim me substancë narkotike, një peshore digjitale dhe një pako Rizlla.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një paketim plastik i mbushur me bari ngjyrë të gjelbër, e dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë.

Pesha e kësaj substance ishte rreth 12.33 gram, ndërkohë që është gjetur edhe një peshore digjitale, si dhe një pako Rizlla.

Tutje policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.