Gjakova Ndalon Zhurmën Pas Orës 22:00

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurimit të qetësisë gjatë orës së vonshme të natës, Komuna e Gjakovës ka njoftuar subjektet afariste të identifikuara si burim i zhurmës që ta ndalin atë.

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurimit të qetësisë gjatë orës së vonshme të natës, Komuna e Gjakovës ka njoftuar subjektet afariste të identifikuara si burim i zhurmës që ta ndalin atë.

Silvana Domi, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Gjakovës tha se njoftimi subjekteve afariste që shkaktojnë zhurmë u është dorëzuar pas ankesave të qytetarëve që jetojnë pranë tyre.

”Ne si drejtori e kemi bërë njoftimin me shkrim të cilin ju kemi dërgu subjekteve ekonomike ku definohet që muzika duhet të jetë e lëshuar deri në orën 22:00, eventualisht deri në orën 23:00 brenda lokalit. Ky njoftim obligon inspektorët komunalë dhe ata të mjedisit që të zbatojnë ligjin”, shpjegoi Domi.

Në njoftim kërkohet nga lokalet afariste që të ndalojnë kryerjen e punëve, veprimtarive dhe aktiviteteve tjera, të cilat me zhurmë pengojnë qetësinë dhe pushimin e njerëzve, në vende të hapura ose të mbyllura, nga ora 22:00 deri në ora 07:00.

Kjo parashihet me nenin 16 të Ligjit për Mbrojtjen nga Zhurma.

Pas orës 22:00-deri në orën 23:00 muzika lejohet vetëm në ambientet e brendshme të lokaleve, pa u dëgjuar jashtë tyre.

Shkelësit  e këtij njoftimi të komunës do të dënohen me gjobë nga 500 deri në 10 mijë euro.

Pronarët e disa prej lokaleve të Gjakovës që nuk deshën të identifikohen thanë se ndalimi nga komuna do ta pengojë biznesin e tyre gjatë verës.

11 Dhjetor 2014 - 17:55

Lekë Muqaj 11/12/2014 - 17:55
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend