FOTOGALERI: Seanca solemne e Kuvendit për 11-vjetorin e Pavarësisë

Pak mysafirë nga vendet mike kanë marrë pjesë në seancën e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës në 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Përveç kryeministrit shqiptar Edi Rama, ish-kryeministrit italian Massimo D’Alema, ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker, dhe dy përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, në sallën e Kuvendit nuk janë parë zyrtarë të vendeve të tjera mike të Kosovës.

Nuk dihet nëse mungesa e zyrtarëve nga vende mike, sidomos nga ShBA dhe vende të Bashkimit Europian, është rezultat i këmbënguljes së Qeverisë së Kosovës për të mos pezulluar taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Por, zyrtarë amerikanë dhe të tjerë kanë paralajmëruar mospjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e 11-vjetorit të pavarësisë pikërisht për shkak të mosdëgjimit të këshillave të Administratës amerikane lidhur me pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Në Kuvend, ndërkaq, janë parë figura që po përballen me drejtësinë e Kosovës nën dyshimin për vepra të ndryshme penale, si vrasje e krim të organizuar.

Megjithatë, i pari i Kuvendit, në fjalimin e tij, u shpreh mirënjohës për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për rrugëtimin e Kosovës deri në ditët e sotme.

Ai u shpreh optimist se miqësia do të jetë e përjetshme, sidomos me Shtetet e Bashkuara dhe vende të Bashkimit Europian.

Këto janë fotot e seancës solemne të realizuara nga fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla: