Flamur Hoti, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arbër Rexhaj, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ish ushtri i UÇK-së Flamur Hoti është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

“Gjykata Speciale është pjellë që do ta kundërmon historinë, si dhe luftën tonë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Projektin serb atëbotë e ndihmoi edhe PDK-ja. Tash në vend të atyre që e krijuan, Thaqave dhe Kadrive po e pësojnë djemtë më të mirë që dhanë çka patën për vendin e tyre! Flamur Hoti, jemi me ty”, ka shkruar Rexhaj në postimin e tij në Facebook.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me avokatin e Hotit, Bashkim Nevzati, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

24 Maj 2019 - 22:01

Afërdita Fejzullahu 24/05/2019 - 22:01
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend