Pika e zezë e Kamenicës

 

Në edicionin e së premtës “Drejtësia në Kosovë” transmetoi emisionin për zonën në mes fshatit Karaçevë dhe Novosellë të Kamenicës e cila e pakontrolluar nga policia ka ngritur alarmin për rrezikun e përhapjes së pandemisë.

Në intervista për emisionin, hetues nga IPK flasin për lidhjet e zonës me rrjetin e kontrabandës ndërsa kryetar e nënkryetar komunash në këto zona flasin për frikën që nga ajo zonë mund të qarkullojnë qytetarë të prekur nga virusi.

Reportazhi trajton arrestimet në këtë zonë përfshirë arrestimin e një eprori të policisë i cili është kapur duke kaluar në zonën e Serbisë jashtë pikës kufitare.

Me pamje ekskluzive reportazhi dëshmon hapjen e zonës së lirë ku operojnë biznese e kazino ndërsa diskutohet edhe problemi pse institucionet e Kosovës nuk arrijnë të intervenojnë dhe ta ndalojnë bixhozin e kontrabandën në këtë zonë.