Procesi i Akreditimit

“Jeta në Kosovë” analizon procesin e akreditimit të institucioneve arsimore

01 prill 2009   Këtë të enjte në emisionin “Jeta në Kosovë” do të analizohet procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Pse u shkarkuan apo riemëruan disa nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të Cilësisë? A ka interferime profesionale apo politike në këtë këshill? Pse ndryshimet po ndodhin pikërisht kur pritet të merret vendimi për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë? A është politizuar procesi i akreditimit?

Për të diskutuar për këto dhe çështje tjera në lidhje me akreditimin e institucioneve arsimore, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:

Enver Hoxhaj, ministër i arsimit ;
Ferdije Zhushi – Etemi, anëtare e Këshillit Kombëtar të Cilësisë;
Lorik Bajrami, nga organizata “ÇOHU” dhe
Ramadan Zejnullahu, kryetar i shkarkuar i Këshillit Kombëtar të Cilësisë.

Oaza kulturore ju sjellë katër ngjarje që kanë shënuar javën që po e lëmë pas. Arif Muharremi do të ju shpie në ndarjen e çmimit “Katarina Josipi” në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, në ekspozitën e artsitëve të rinj nga Maqedonia me titull “Identiteti” dhe në promovimin e librit “Kombet dhe nacionalizmi” të
Ernest Gellnerit tani të përkthyer në gjuhën shqipe. Kalemi kritik do të fokusohet te shfaqja e Isa Qosjes “Zonja që i donte pinguinët.”

Deserti i emisionit, “Dhandrri i Kosovës” do të transmetohet në fund të emisionit.