Përmbledhje e vitit 2012

Cilat ishin ngjarjet më dramatike sivjet, për të cilat mediat raportuan?
Çfarë ndodhi në Kosovë, nga muaji janar deri në dhjetor? Si kujtohen e si i vlerësojnë ndodhitë kryesore në vend, përfaqësuesit e partive politike?

Jeta Xharra ka intervistuar përfaqësues të partive politike dhe nga shoqëria civile:

Vlora Çitaku – PDK;
Isa Mustafa – LDK;
Ramush Haradinaj – AAK;
Albin Kurti – VV;
Kadri Veseli – PDK dhe
Haki Abazi – nga shoqëria civile.

“Jeta në Kosovë”, transmetohet çdo të enjte nga ora 20:20, kurse repriza të nesërmen në mesditë.