Organizohet turneu i debatit "Ferizaj Open 2010"

Turneu do të ketë gjithsej 6 runde të debatit prej të cilave vetëm 3 runde kualifikuese gjatë ditës së parë më 18 shtator përderisa me 19 shtator do të mbahet çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja. Temë e turneut “Ferizaj Open 2010” do të jetë Edukimi dhe Shkollimi.

Turneu i Ferizajt do te sjell risi duke prezantuar edhe rundet ku përveç debatimit për rezoluta me kohë paraprake të përgatitjes do të debatohet edhe me kohë të kufizuar përgatitje për çështjen.

Në ditën e parë të turnirit do të jenë 2 runde me rezolutat paraprake si dhe 1 rund me rezolutë me kohëtë kufizuar përgatitjeje. Çerekfinalja dhe finalja do të mbahen me rezoluta paraprake përderisa gjysmëfinalja me rezolutë me kohë të kufizuar përgatitje.

Finalja e këtij turneu që do të fillojë në ora 15:00 në Shtëpinë e Kulturës në Ferizaj.