Jeta në Kosovë interviston Vuk Drashkoviqin dhe Naim Huruglicën

Sonte në Jeta në Kosovë do të mund ta ndiqni intervistën me ish-ministrin e jashtëm të Serbisë dhe liderin e Lëvizjes Serbe për Ripërtërirje, Vuk Drashkoviq; intervistën me drejtorin e Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, si dhe reportazhin i cili trajton temën e djegieve.

Vuk Drashkoviqi, lideri i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje flet për emisionin Jeta në Kosovë në lidhje bisedimet Kosovë-Serbi, qëndrimet e dy shteteve për veriun si dhe për serbët e Kosovës.

Intervista tjetër me drejtorin e doganave te Kosovës ngritë çështjen e bastisjes së doganave nga EULEX-i në fund të vitit 2010, si dhe çështje tjera në lidhje me vërtetësinë e dyshimeve për keqpërdorimin e buxhetit të Kosovës që ka të bëjë me importin e duhanit gjatë vitit 2008.

Në reportazhin të cilin mund ta ndiqni menjëherë pas intervistave, gazetari Alban Selimi tregon se pse është e nevojshme që Kosova të ketë një qendër e cila trajton pacientët që digjen aksidentalisht dhe se cili është shkaku që në Kosovë ka kaq shumë raste djegiesh.