Jeta në Kosovë – emisioni festiv Loja me Birila

Jeta në Kosovë – emisioni festiv Loja me Birila

Këtë javë, emisioni Jeta në Kosovë transmeton emision tradicional festiv – Loja me Birila. Për këtë fundvit, Jeta në Kosovë ka përzgjedhur kandidatët për deputetë të subjekteve politike që morën pjesë në debatet për Zgjedhjet Parlamentare 2010 që të garojnë për titujt e Kunxhit dhe Boles së Artë 2011.

Emisioni festiv Loja me Birila, i moderuar nga Jeta Xharra, transmetohet të enjten, më 30 dhjetor 2010, në ora 20.20 në Radio Televizionin e Kosovës.

Ekipet garuese përbëhen nga:

AAK

Ardian Gjini

Donika Kadaj-Bujupi

Burim Ramadani

Koalicioni për Kosovë të Re

Avni Dervishi

Daut Maloku

Elizabeta Musliu

FER

Puhie Demaku

Dardan Sejdiu

Qëndrim Gashi

LDD

Gani Geci

Qamile Morina

LDK

Hykmete Bajrami

Fuad Ramiqi

Xheraldina Rexhepi

PDK

Shaip Muja

Mimoza Ahmetaj

Blerim Rexha

FER

Puhie Demaku

Dardan Sejdiu

Qëndrim Gashi

Juria përbëhet nga:

Ismet Kryeziu, nga koalicioni Demokracia në Veprim

Driton Tafallari, nga koalicioni Demokracia në Veprim

Veton Mujaj, nga koalicioni Demokracia në Veprim

Albulena Sadiku, ish-anëtare e koalicionit Demokracia në Veprim

Krenar Gashi, ish-anëtar i koalicionit Demokracia në Veprim

Përveç garës në lojën me birila, ekipet gjithashtu sfidohen me pyetje nga moderatorja si dhe nga kundërkandidatët. Gjatë emisionit, BIRN gjithashtu transmeton momente interesante nga debatet zgjedhore, të cilat komentohen nga garuesit prezentë.