Shkeljet e gjykatëses Elmaze Fazliu

Këtë të diel “Drejtësia në Kosovë” transmeton emisionin për shkeljet e gjykatëses Elmaze Fazliu.

Emisioni trajton rrethanat se si gjykatësja Fazliu kishte përfunduar brenda një dite lëndën ku e akuzuar ishte drejtoresha e “Coratia Sigurimit” Gresa Shabani.
Poashtu, ky emisioni trajton disa shkelje të tjera të cilat janë evidentuar në punën e kësaj gjykate, përfshirë këtu trajtimin e një rasti kur një polic i Policisë së Kosovës ishte i akuzuar për detyrim.

Gjatë emisionit shikuesit do kenë mundësi të shohin edhe një reportazh rreth punës së Inspektoriatit Policor të Kosovës, si dhe në fund aksionet e drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës të cilat transmetohen në rubrikën “Policia”.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel në ora 21:00 në RTK dhe repriza të mërkurën në mesditë.