Foto: EPA/JOHN G. MABANGLO

Facebook u përpoq të rregullojë imazhin me lajme pozitive për veten

Facebook akuzohet se testoi një algoritëm përmes të cilit u shfaqte përdoruesve të tij lajme kryesisht pozitive në lidhje me platformën sociale, si përpjekje për të përmirësuar imazhin e goditur rëndë pas skandalit të Cambridge Analytica dhe akuzave të tjera për abuzime me të dhënat personale.

Sipas New York Times bëhet fjalë për një projekt sekret të kompanisë i quajtur “Project Amplify”, ku Facebook përdori Neës Feed për t’u shfaqur përdoruesve të rrjetit sociale lajme që përmirësonin reputacionin e gjymtuar të kompanisë, transmeton Top Channel.

New York Times tha se Mark Zuckerberg miratoi projektin në gusht të vitit të kaluar, por zyrtarë të tjerë të Facebook u tronditën kur ideja u propozua në një takim të janarit të këtij viti.

Facebook ka testuar nismën në tre qytete amerikane, sipas gazetës, duke përdorur një sistem të quajtur “Quick Promotions”, që nxiti histori me tituj si “Inovacionet më të fundit të Facebook për 2021” dhe detajoi sesi platforma po ndiqte energjinë e rinovueshme dhe se sa miqësore ishte me mjedisin për operacionet e saj

Është e paqartë se deri në çfarë mase Facebook e shtyu “Project Amplify” dhe për sa kohë, ose sa përdorues i panë postimet si pjesë e kësaj fushate.
Facebook nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Forbes, por zëdhënësi Joe Osborne tha për Times se postimet ishin teste për “një burim informacioni të shënuar qartë që ven nga Facebook”, e cila tha do të ishte e krahasueshme nisma të ngashme të kompanive të tjera që operojnë në fushën e teknologjisë.