Problemet Me Reformat e Gjyqësorit

Çka po ndodh me gjyqësorin kosovar? Pse po shtyhen seancat gjyqësore? Çka thonë gjykatësit për këtë gjëndje? Pse gjykatësit nuk dijnë se me cilin kod të procedurës penale, të vazhdojnë me shqyrtimet gjyqësore?

A u mbajtën trajnime për gjykatës dhe prokurorë, para se Kodi i Procedurës Penale të fillojë së zbatuari në praktikë? A u dha interpretim nga instanca më e lartë në vend? Çka thonë avokatët dhe qytetarët për këtë ngecje të gjyqësorit?

Për të diskutuar lidhur me këto çështje, hulumtuesi Petrit Kryeziu ka intervistuar:

Elmaze Syka, kryetare e gjykatës themelore në Pejë,
Muhamet Asanaj, administrator në  Pejë,
Ymer Hoxha, kryetar i gjykatës themelore në Prizren,
Sylë Hoxha, kryeprokuror i prokurorisë themelore në Prizren,
Lirije Morina, prokurore në prokurornë themelore në Pejë,
Hamdi Ibrahimi, kryetar i gjykatës themelore në Prishtinë,
Blerim Krasniqi, Eulex,
Pjetër Përgjokaj, avokat,
Bashkim Nevzati, avokat,
Xhafer Maliqi, avokat,
Lavdim Krasniqi, Instituti Gjyqësor i Kosovës,
Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe
qytetarë

Në fund të emisionit, Drejtësia në Kosovë, transmeton aksione të drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.