Dosja e Vrasjeve në Skenderaj

 

Në edicionin e së premtes, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ solli rrëfimin ekskluziv të policit Rifat Goxhuli i cili rrëfen për dështimet në hetime dhe ngecjet në hetimin e dy vrasjeve në Skenderaj.

Rrëfimi sjell dëshmi se policë të Kosovës i kanë fshehur prokurorit të rastit informacione të rëndësishme për hetimin.

Emisioni sjell edhe pjesë nga incizimet e fshehura të bisedave në mes Rifatit dhe zyrtarëve të lartë në prokurorinë e shtetit.

Reportazhi tregon po ashtu informacione se  zyrtarë të policisë dyshohet se spiunuan masat e fshehta.

Dëshmi për zhdukjen e provave dhe fshehje të informacioneve të dërguara në prokurorit.

Gjatë emisionit do transmetohen edhe incizime të cilat dëshmojnë se dëshmitarë të rastit u kërcënuan e prokuroria nuk i hetoi kërcënuesit.