Foto: Ilustrim

Dy vëllezër rrahin fëmijët e nipat e tyre për pronë

Dy vëllezër kanë rrahur tre fëmijët dhe nipat e tyre për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.

KALLXO.com mëson se njëri nga të dyshuarit është babai i tre fëmijëve dhe tjetri i dyshuar është xhaxhai.

Dy vëllezërit janë arrestuar ndërsa tre fëmijët janë dërguar për tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar  në mbajtje.