Ilustrim

Aksident i rëndë në Prishtinë lëndohen dy gra

Dy këmbësore kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor pas një aksidenti i cili ka ndodhur te udhëkryqi afër Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Rreth orës 19:30 policia ka pranuar një informatë për një aksident në udhëkryqin kryesor te Katedralja në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë V.A. dhe M.R.. Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, tha Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.