Drejtori i Shëndetësisë Punësohet në Spitalin e Vushtrrisë
Punësimi i Klinakut në këtë pozitë është bërë dy muaj para se kabinetit të Bajram Mulakut t’i kaloj[ mandati qeverisës.
Klinaku në një komunikim me KALLXO.com ka pranuar se është punësuar, por sipas tij kjo ka ndodhur pasi ai është tërhequr nga Drejtoria e Shëndetësisë.
‘Jam zgjedhur me konkurs të rregullt, nuk ka ndonjë parregullsi, arsyet e ndërrimit të pozitës janë personale’’, tha Klinaku.
Në Raportin Zyrtar të Inspektoratit të Punës thuhet se Klinaku ishte kandidati me më së shumti pikë dhe notë mesatare 9.64.
‘’Inspektorati i Punës konstaton se përzgjedhja e Abdullah Klinakut është e drejtë dhe në pajtim me infrastrukturën ligjore”, thuhet në raport.
Kalimi nga pozita politike në pozitë të shërbyesit civil është komentuar edhe nga zyrtarët e opozitës.
Besim Muzaqi, zyrtar i Vetëvendosjes, në këtë komunë e ka quajtur proces “rehatimi” punësimin e Klinakut.
“Drejtorët e disa drejtorive tashmë janë ‘rehatu’ nga pozitat politike në pozita publike me kontrata të përhershme”, tha Muzaqi.
KALLXO.com ka raportuar më herët për ndërrimin e pozitës të ish-drejtorit për Arsim në Komunën e Vushtrrisë Musa Tërbunja.
http://kallxo.com/drejtori-arsimit-zgjidhet-ne-nje-pozite-te-ulet/