Rritet pasuria e Smajl Latifit

Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i është rritur pasuria në krahasim me vitin e kaluar.

Nga 150 euro sa i kishte deklaruar si para të gatshme, Latifi këtë vit në Agjencinë kundër Korrupsion ka thënë se i ka 3 mijë e 145 euro në një bankë të Kosovës.

Ndërsa pasuria e paluajtshme e tij nuk ka ndryshuar nga viti që e lamë pas. Ai ende ka disa toka në vlerë 38 mijë euro, dy trualle 55 mijë euro dhe dy shtëpia që i ka vlerësuar 70 mijë euro.

I pari i komunës së Rahovecit nuk e ka ndryshuar as veturën e tij nga viti i kaluar. Ai ka një veturë Opel Vectra që e ka vlerësuar 3 mijë euro.

Sa i përket të hyrave vjetor Latifi si kryetar komune në vit merr 14 mijë e 606 euro ndërsa nga pensioni invalidor 2 mijë e 700 euro.

Me gjithë këtë pasuri ai në AKK ka deklaruar se nuk ka asnjë kredi dhe se nuk është pronar i asnjë biznesi.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.