Kryetari i komunës e nderon Kadri Veselin me verë e duhan

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i ka “nderuar” bashkpartiakët e tij me 12 shisha verë të llojeve të ndryshme.

Në faturat e drekave dhe darkave zyrtare të siguruara nga KALLXO.com kemi gjetur edhe dy vizatat e zyrtarëve të PDK-së në këtë komunë.

Njëra nga faturat është vizita e shefit të Aliut, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe tjera faturë është e drekës me bashkpartiakun Besim Beqaj, ministër i Inovacionit.

Në drekën zyratare të shtruar për ministrinë e Inovacionit, Besim Beqaj ishin shpenzuar 354 euro.

Në këtë drekë ishin shpenzuar 126 euro për 7 shishe verë të llojit “Cormons Pinot”. Një shishe e tillë e verës kishte kushtuar 18 euro copa, ndërsa për ushqim ishin shpenzuar  180 euro.

Agim Aliu dhe Besim Beqaj Foto: Agim Aliu

Ndërsa në fund të muajit maj për vizitë Agim Aliu i kishte shkuar edhe shefi i tij partisë, Kadri Veseli, por në faturën e drekës së përbashkët, këtij të fundit i referohen si kryeparlamentari Veseli.

Në këtë drekë për pije dhe ushqim ishin shpenzuar 303 euro e 50 cent.

Faturat që i posedon KALLXO.com, shihet që janë porositur 3 shishe stone castle, me vlerë totale 60 euro. Gjithashtu janë porositur edhe dy shishe verë Theranda të cilat kanë kushtuar në total 76 euro.

Mishi dhe alkooli, nuk shkon pa cigare. Në këtë drekë ishin kujdesur që në faturë të futet edhe një pako cigare, Marlboro.

Përvec bashkpartiakëve, Agim Aliu në mars të këtij viti kishte pritur për drekë zyrtare edhe një delegacion prej Qeverisë së Kosovës. Kjo drekë i kishte kushtuar buxhetit të komunës së Ferizajt 643 euro.

Edhe në këtë drekë zyrtare nuk ka munguar konsumimi i shisheve të verës.

Në faturën e siguruar nga KALLXO.com, në këtë drekë ishin pirë 4 shishe verë që kishin kushtuar 100 euro në total, 25 euro secila.

Përvec verërave, në këtë drekë ishin ngrënë 15 kombinime të peshqëve, që kaë kushtuar hic më pak se 150 euro.

Dreka për delegacionin e Qeverisë ishte shtruar në prill të vitit të kaluar.

KALLXO.com do të publikoj edhe fatura tjera të shpenzimeve për dreka e darka zyrtare të Komunës së Ferizajt, por edhe të komunave tjera të Republikës së Kosovës.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.