Ilustrim

Dokument - Komuna e Gjilanit ndalon kurset private të mësimdhënësve

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit ka marrë vendim që të ndalohen mbajtjet e kurseve private brenda dhe jashtë institucionit arsimor nga ana e mësimdhënësve për nxënësit e tyre.

Poashtu në vendimin e siguruar nga KALLXO.com është thënë se është ndaluar edhe blerja e mjeteve, marrja e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësimin e notave.

Komuna e Gjilanit poashtu ka ndaluar edhe kalimin e klasës, dhënien e provimeve apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material.

Urdhëresa e cila është lëshuar sot, ka obliguar drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit e të gjitha niveleve që ta zbatojnë atë.

Në të thuhet se në rast të mos zbatimit të vendimit do të merren masa adekuate si: Suspendim i përkohshëm, ulje-degradim i pozitës, ndërprerje e marrëdhënieve të punës e të tjera.

 

www.kallxo.com