Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie optimist se 2018 do të jetë vit i suksesit në dialog

Pak ditë para fillimit të fazës përfundimtare të dialogut Kosova-Serbi, ambasadori amerikan Greg Delawie ka shprehur optimizmin e tij se 2018 do të jetë një vit i suksesit sa i përket dialogut.

Delawie ka thënë se pret progres nga dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe, që do të fillojë këtë të diel në Bruksel.

Delawie po ashtu ka shpërndarë një shkrim të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Europian të Bashkimit Europian, Angelina Eichhorst, rreth dialogut.

“Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, do të vazhdojnë punën e tyre në fazën gjithëpërfshirëse të normalizimit në dialogun Beograd-Prishtinë, do të vlerësojnë marrëveshjet ekzistuese, do të informojnë për arritjet e deritashme, do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme intensive”, ka shkruar Eichhorst./21Media