Cineplexx feston dy vjetorin

Për të shënuar dy vjetorin e themelimit të saj Kinemaja Cineplexx Kosova në Prishtinës do të zbres në 1. 99 cent çmimet për gjithë filmat që kjo kinema do të shfaq gjatë ditës së sotme, 11 dhjetor 2018.

Është vetë kinemaja Cineplexx që ka bërë të ditur zbritjen e çmimeve me rastin e shënimit të 2 vjetorit të funksionimit të saj për të gjitha bileta në 2D, 3D dhe VIP.

Me gjashtë sallat e saj, kinemaja cineplexx ofron një program të larmishëm të zhanreve të filmave për shikuesit e saj.

Edhe gjatë ditës së sotme në program të saj kjo kinema ka shfaqjen e 9 filmave të prodhuar këtë vit nga produksione të njohura të botës.

Edhe gjatë ditës së sotme sipas programit në këtë kinema do të shfaqet filmi kosovar i zhanrit komedi aksion, ‘Diamanti”, në dy termine dhe dy salla të ndryshme.