Çifti shqiptar që zhvillon jetën mes dy feve

Kënga ka qenë shkak i bashkimit të një çifti që ndryshe i dallon religjioni dhe rrjedhimisht mënyra e jetesës.

Agnesa Çipa-Laçi, qytetare nga Prizreni, që i përket fesë myslimane, është e martuar me Bujar Laçi,  katolik.

Ajo foli në DebatPernime lidhur me historinë e tyre.

Sipas saj, martesa e tyre nuk ka qenë shokuese për familjen e tyre.

“Bubin (burrin) e gjeta në Shoqërinë Kulturore “Agimi”. Divergjenca te ne ka dalë nga stërgjyshërit tanë sepse ata e kanë vizituar njëri-tjetrin në festa për urime, kanë shkuar në kishë e xhami, nuk është asgjë e re në familjet tona martesa ime me Bubin. Neve na ka ofruar diçka tjetër e përbashkët, kënga”, tha Çipa-Laçi.

Në anën tjetër Bujar Laçi tha se i festojnë të gjitha festat fetare.

“Këshillat që i kam marrë unë në edukatën time kanë qenë se ekziston njeri i mirë dhe i keq dhe jo këshilla fetare. Edhe tash parimi im jetësor është me dallu njeriun e mirë dhe atë të keq. Ne mahalla jonë e kemi një adet që shkojmë në vizitë për Ramazan e Bajram, bile Ramazanin mezi e pres për shkak të pitajkave, përndryshe te vijnë të gjithë edhe për Krishtlindje edhe për Pashkë” shtoi Laçi.

 

18 Prill 2019 - 23:23

Doruntina Baliu 18/04/2019 - 23:23
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend