Avokati: Lirohet Sami Lushtaku

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur avokati Koci, i cili tha se nga sonte Lushtaku do të jetë i lirë.

“Është liru Sami Lushtaku, kërkesa ime është aprovuar në tërësi, nga sonte i hiqet masa e paraburgimit”, tha Koci për KALLXO.com.

Lushtaku ishte dënuar në vitin 2015 me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për një vrasje të kryer në vitin 1998, edhe pse nuk dihej kush ishte vrarë, ndërsa vitin e kaluar  Gjykata e Apelit e dënoi Lushtakun për përgjegjësi komanduese me 7 vjet burg.

http://kallxo.com/sami-lushtaku-ivanoviqi-ne-shtepi-ne-ne-burg/