Philip Kosnett - Ambasador i ShBA-së në Kosovë

Ambasadori amerikan i lumtur pas vendimit të kushtetueses për Rastin Drenica

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka bërë të ndihet i lumtur. Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta deklarojë si të papranueshme kërkesën për masë të përkohshme në rastin Drenica.

“I lumtur pas vendimit unanim të Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë ankesën që prek një çështje të madhe të krimeve të luftës – një shenjë e mirëpritur e institucioneve të pjekura gjyqësore dhe rezistuese ndaj kërcënimeve politike”, ka shkruar Kosnett.

Parashtruesit Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Dema kishin kërkuar nga Kushtetuesja vlerësim të aktgjykimit të Supremes me datë 26 shtator të vitit të kaluar, nga ku pretendonin se iu ishin shkelur të drejtat e garantuara sipas ligjit. /Rtklive