XHIRO E 27-TË E SUPERLIGËS SË KOSOVËS NË FUTBOLL KËTË VIKEND NË ARTMOTION!

Xhiro e 27 në Superligën e Kosovës në futboll starton këtë të Shtunë me dy ndeshje mjaftë interesante, ku luftohet për mbijetesë. Në Skënderaj, Drenica do t’i bëj konak Trepçës 89 në përballjen që do të jetë tejet e rëndësishme për t`i arkëtuar tri pikët nga dy klubet që t`i ikin zonës së nxehtë. Nga ana tjetër, në Podujevë udhëton Drita që do jetë mysafire e Arbërisë, me kampionët në fuqi që kërkojnë ta mbajnë hapin me Ballkanin dhe Arbërinë që dëshiron ta vazhdoj qëndrimin në Superligë. Dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00 dhe transmetohet në kanalet sportive të platformës Art Motion.

15:00                     DRENICA – TREPÇA 89                    ART SPORT 1

Dita e Shtunë në kanalet sportive të Art Motion fillon me atraksionin nga futbolli kosovar. Në stadiumin “Bajram Aliu” Drenica do të ketë përballë vetes një sfidë të vështirë ndaj Trepçës 89. Për momentin, të përzgjedhurit e Sami Sermaxhajt janë në garë për mbetje në elitë dhe një fitore eventuale do ti konsolidonte më mirë në tabelë.

Nga ana tjetër, mitrovicasit do të udhëtojnë në Skënderaj për pikët maksimale. Djelmoshat e Shpëtim Idrizit do kërkojnë ta lënë mbrapa formën e dobët për tu rikthyer te fitorja pas 3 ndeshjeve rresht. Tri pikë përballë Drenicës do përkthehej me pozicionim në mesin e tabelës dhe larg zonës së nxehtë.

Në takimet mes vete këtë sezon, Drenica ka një fitore me rezultat 2:1 në stadiumin “Bajram Aliu” ndërsa në Mitrovicë, këto dy skuadra janë ndarë në paqe me rezultat 0:0. 

15:00                     ARBËRIA – DRITA                              ART SPORT 2

Takimi i dytë që do të zhvillohet në qytetin e Podujevës, do të jetë mjaftë interesante. Arbëria, skuadër që i mungon fitorja nga 25 shkurti, do kërkojë surprizën ndaj djelmoshave të Tahir Ardijan Nuhiut. Arbëria kanë shënuar 28 gola këtë sezon dhe kanë sulmin e 6 më të mirë ndërsa kanë pranuar 40 gola që i bën mbrojtjen e dytë më të dobët në Superligë.

Drita nga ana tjetër, para pushimit për shkak të kombëtarëve, ka regjistruar dy barazime rradhazi me Ballkanin dhe Drenicën dhe do kërkojnë ta lënë prapa shpinës formën e hidhur. Të përzgjedhurit e Nuhiut do kërkojnë pikët maksimale për t`i bërë presion Ballkanit që ka po aq pikë në vendin e parë.

Në takimin e parë të zhvilluar në Obiliq, ndeshja kishte përfunduar 0:1 në të mirë të Dritës ndërsa në Gjilan ndeshja u mbyllte baraz 0:0.

Kryendeshja e javës së 27 në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet në qytetin e Therandës ditën e diel. Në përballjen që përcakton shumëçka këtë sezon, Ballkani dhe Prishtina luftojnë për tri pikët e mëdha që do i dërgonin një hap afër titullit kampion. Nga ana tjetër, në Drenas do të zhvillohet sfida mes Feronikelit dhe Llapit, në duelin për pozitën e katërt në tabelë. Dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00 dhe transmetohet në kanalet sportive të platformës Art Motion dhe Klan Kosova.

15:00                     BALLKANI – PRISHTINA                 ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA

Përballja e titanëve mes Ballkanit dhe Prishtinës do e hap super dielën sportive në Art Motion. Në stadiumin e qytetit të Therandës nuk luhet vetëm për tri pikët.

Në super derbin luhet edhe për epitetin e më të mirit dhe titullin kampion. Dy skuadrat që po duelojnë fortë njëra me tjetrën do vendosen për herë të tretë përballë njëra tjetrës, kur kanë mbetur edhe 9 xhiro tjera deri në përfundim.

Ballkani rënditet në vendin e parë me 55 pikë të grumbulluara ndërsa Prishtina që u ndal nga Gjilani në mesjavë, ka grumbulluar 51 pikë në total. Në dy ndeshjet e mëparshme, dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra tjetrës, me rezultat identik 2:1.

Se cila skuadër do dal me tri pikë nga Theranda, apo klubet do ndahen në paqe, këtë do ta mësojmë të dielën, me fillim prej orës 15:00, ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

15:00                     FERONIKELI – LLAPI                          ART SPORT 2

Takimi i dytë  do të zhvillohet në Drenas, ku pritet të jetë mjaftë interesante. Feronikeli që këtë sezon ka mbetur pa objektiva sezonal do kërkojë fitoren përballë Llapit që la pas një gjysmë sezon të hidhur për t`u rikthyer në pozitat më të larta të tabelës.

Por, një humbje nga cilado skuadër, do t`i rrezikonte shumë për rënie nga elita dhe tri pikët janë shumë të rëndësishme për dy skuadrat.

Në takimin e parë të zhvilluar në Drenas, Feronikeli triumfonte minimalisht 1:0 ndërsa në ndeshjen e dytë, Llapi revanshohej me rezultat 3:2 ndaj Feronikelit.