ROX dhe Qumështorja Drena në përkrahje të K.B Peja!

Nënshkruhet marrëveshja e sponzorizimit në mes të K.B Peja, ROX dhe Qumështorja Drena.

Nga sot K.B Peja e ka krahë vetës pijen energjike me të cilën mund të “lëvizësh malet” si dhe qumështoren Drena e cila sjell “dritë në çdo shtëpi”.

“Ne nga fillimet tona kemi besuar në përkrahjen e sporti, e kemi filluar me të artën Majlinda Kelmendi, duke vazhduar me ekipen e Judos dhe të artat e Driton Kukës, sot po e bëjmë edhe një hap tjetër në përkrahje të K.B Peja, gjithmonë duke besuar se vetëm kështu klubet tona do të kenë mundësin të bëhen gjithnjë e më të pranishme në arenën ndërkombëtare”.

Ne besojmë fuqishëm se promovimi më i mirë i vendi tonë po bëhet përmes sporteve prandaj edhe përkrahja jonë ndaj këtyre klubeve  nuk do të mungojë.

Qumështorja Drena dhe Rukolli Distribution do të vazhdojnë të i qëndrojnë besnik konsumatorit duke ofruar gjithmonë produkte të kualitetit të lartë.