FOTO: Qumeshtorja Drena, Facebook

Qumështorja 'Drena' njofton se nuk do t`i ngris çmimet

Njoftohen të gjithë konsumatorët e Qumështores DRENA që bordi i kompanisë ka vendosur që pavarësisht nga rritja e çmimeve të naftës, landës së parë si dhe qumështin që ne blejmë nga fermerë ku të gjitha keto ndikojnë në ngritjen e kostos së prodhimit ne edhe me tutje të operojmë me po të njëjtat çmime.

Kundrejt shqetësimeve të shumëta të krijuar kohëve të fundit rreth ngritjes së çmimeve ne do të vazhdojmë që gjithmonë të jemi pranë konsumatorëve me produktet tona të freskëta, natyrale dhe me kosto të arsyeshme.

Sfidat me të cilat po ballafaqohemi çdo herë e më shumë kanë krijuar vështërsi të cilat do të mundohemi t’i kalojmë së bashku – edhe nëse jemi duke operuar nën kostot operacionale.

Prandaj, çmimi vazhdon të mbetet i pandryshuar dhe në te njejten kohe ftojmë bashkëpunëtorët tanë dhe sidomos rrjetet e marketeve të mëdha që mos të bëjnë ngritjen e çmimeve të produkteve tona.

Me ju dhe prane jush – Drena